Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Alder Garden Resort

Plazh Deri Në 300 MShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPishinëPlazhi Me Guralecë2 Femije Akomodim Falas
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Goynuk, 50 km nga Aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma standarde (24 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez + një krevat teke, një banjo, max. 2+1 persona)

Dhoma Economy (18 m², dhoma nuk është e rinovuar, një dhomë gjumi me krevat dopio francez ose dy krevate teke, një banjo, max. 2 persona)

Dhoma Family Friendly (28 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez + 1 krevat teke + divan-krevat, një banjo, max. 2 të rritur + 2 fëmijë)

Dhoma e madhe (Large Room) (50–55 m², dhomë gjumi e madhe me një krevat dopio francez + dy krevate teke + krevat shtesë, një banjo, max. 4 të rritur + 1 fëmijë).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, telefon me linjë direkte, minibar (bosh), kasafortë, dysheme laminati, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje WI-FI, ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim me bufet të hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, çaj, kafe, darkë, supë nate deri në orën 01:00.

Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 24:00, akullore në orare të caktuara. Beach Snack Bar nga ora 10:00 – 16:30 me snack, pije freskuese dhe birrë.

Nuk përfshihen: pije të importuara, verëra premium të importuara dhe lokale, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë, pijet pas orës 24:00, lëngje frutash të freskëta, nargjile.

Restorant kryesor me bufet të hapur, Lobby Bar, Pool Bar, Beach Snack Bar.

Mjek, lavanderi, parukeri, telefon, faks, kënd interneti, lojëra kompjuterike, qendër tregtare, qira makinash – me pagesë shtesë.

Lidhja WI-FI deri në 300 MB është falas në të gjithë hotelin.

Plazhi i hotelit ndodhet 300 m larg, me zhavorr. Shezlongët, çadrat e diellit dhe peshqirët e plazhit janë falas. (Midis hotelit dhe plazhit kalon një rrugë).

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, sauna, banjë turke, pingpong, volejboll plazhi.

Sportet ujore, masazhet dhe qendra SPA – me pagesë shtesë.

Programe të lehta animacioni gjatë ditës dhe në mbrëmje. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç, kënd lojërash, mini disko në mbrëmje.

Renovim: 2021

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp