Kushtet e udhëtimit
Drita Travel Agency vepron si ndërmjetësues, domethënë e rezervon udhëtimin tuaj te organizatorët dhe kompanitë me të cilat punon. Kushtet e plota të secilit udhëtim janë ato të organizatorit përkatës.
Rezervimi dhe pagesa
Rezervimi konfirmohet pasi të kryhet pagesa sipas kushteve të ofertës së zgjedhur. Shuma, monedha dhe afati i pagesës ju komunikohen me shkrim para konfirmimit.
Çmimet
Çmimet janë për person, në dhomë dyshe, përveç kur shkruhet ndryshe. Taksa e qytetit, sigurimi dhe ekskursionet fakultative nuk përfshihen, përveç kur theksohet.
Dokumentet e udhëtimit
Udhëtari është përgjegjës për vlefshmërinë e pasaportës dhe për vizat e nevojshme. Ne ju informojmë për kërkesat e njohura, por vendimi i ambasadës nuk varet nga ne.
Ndryshimet dhe anulimet
Ndryshimi i datës ose anulimi rregullohet nga kushtet e organizatorit ose të kompanisë ajrore. Ne jua komunikojmë ato kushte para pagesës.
Ankesat
Ankesat pranohen me shkrim, në zyrë ose në email, dhe u përcillen organizatorit brenda afateve të parashikuara.
Dokumentet që kanë përparësi
Kjo faqe është një përmbledhje e përgjithshme. Për çdo rezervim vlejnë oferta, konfirmimi dhe kushtet e organizatorit ose të transportuesit që ju dorëzohen për shërbimin konkret.