Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Alder Resort

Pishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPlazhi Me Rërë Dhe Guralecë2 Femije Akomodim FalasFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Goynuk, 48 km nga Aeroporti i Antalias dhe 8 km nga Kemer.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 172, të gjitha në godinën kryesore.

Dhoma standarde (23 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez + dy krevate shtesë, një banjo, max. 2 të rritur + 2 fëmijë)

Dhoma Corner (32 m², një dhomë gjumi e madhe me krevat dopio francez + një krevat teke + një krevat shtesë, një banjo, max. 4 persona).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi dhe tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, dysheme me tapet, telefon me linjë direkte, minibar (bosh), kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje WI-FI, ballkon.

Ultra All Inclusive – bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, çaj, kafe, darkë, supë nate deri në orën 01:00.

Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 24:00 janë falas. Beach Snack Bar nga ora 10:00 – 16:00, akullore në orare të caktuara.

Nuk përfshihen: pije të importuara, verëra në shishe, lëngje frutash të freskëta, pije energjike, pijet në Disco Bar, minibar në dhoma, shërbimi në dhomë.

Restorant kryesor me bufet të hapur, Lobby Bar, bare pranë pishinës dhe në plazh.

Mjek, lavanderi, qira makinash, parukeri, qendër tregtare, telefon, faks – me pagesë shtesë.

Lidhja WI-FI deri në 300 MB është falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit, 300 m larg (midis hotelit dhe plazhit ka rrugë), me zhavorr dhe rërë. Shezlongët, çadrat e diellit dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishinë për fëmijë (e jashtme), dy rrëshqitëse uji, palestër, banjë turke, sauna, dhomë me avull, mini-futboll, pingpong – falas.

Masazhe, bilardo, sporte ujore, qendër bukurie – me pagesë shtesë.

Programe argëtimi dhe gara gjatë ditës, shfaqje mbrëmjeje. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç me kënd lojërash dhe mini disko në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp