Belek, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Amon Hotels Belek

Fushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëVetëm Për Të RrituritPishinëFitnesPlazhi Me Rërë Dhe Guralecë
Çmimi fillon nga€465për person, 7 netë

Gjithçka e përfshirë

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp
Amon Hotels Belek, pamje e hotelit në Belek

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kadriye, 25 km nga aeroporti i Antalisë dhe 40 km nga qendra e qytetit të Antalisë.

Akomodimi

Hoteli disponon 313 dhoma. Dhoma standarde (20 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat teke, një banjo, max. 3 persona) Dhoma Relax (20 m², një dhomë gjumi, një banjo; për çdo të rritur përfshihen 15 minuta masazh Luxor, max. 3 persona) Dhoma Legend (20–25 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat teke, një banjo; pije freskuese në minibar në momentin e mbërritjes, më pas vetëm ujë; shportë frutash dhe verë në mbërritje, max. 3 persona) Dhoma Red (25 m², një dhomë gjumi me krevat dopio, një banjo; shportë frutash dhe whisky ose vodka në mbërritje; minibar me pije freskuese dhe ujë rimbushet çdo ditë; kasafortë falas; rrobë banje dhe pantofla, max. 2 persona) Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, telefon me linjë direkte, minibar (ujë rimbushet çdo ditë), kasafortë (me pagesë shtesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje WI-FI, ballkon.

Shërbimi

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, kafe pasdite, çaj, biskota, darkë; kënd diete dhe vegjetarian në restorantin kryesor; pije joalkoolike dhe alkoolike vendase 24 orë; akullore në orare të caktuara. Paketa aperitiv për mysafirët që shkojnë në plazh. Nuk përfshihen: pije të importuara, lëngje frutash të shtrydhura, verëra luksoze vendase dhe të importuara, të gjitha pijet në shishe; Restoranti A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë).

Përmbajtja

Restorant kryesor me shërbim bufe të hapur, Restorant A’la Carte, bar pishine, lobby bar. Shërbimi mjekësor, lavanderia, parukeria, telefoni, faksi, qendra tregtare, qiraja e makinave – me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas në të gjithë hotelin.

Plazhi

Plazh privat i hotelit në zonë publike, 1500 m larg hotelit, me rërë. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. Ka shërbim transporti (shuttle bus) për në plazh nga ora 08:00 – 19:00.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp