Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Anitas Beach Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Konakli, 12 km nga qendra e qytetit Alanya dhe 120 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 120, të gjitha në një ndërtesë. Dhoma standarde (24 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek, një banjo, maksimumi 2+2 persona). Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar split, telefon me linjë direkte, minibar (ujë në mbërritje), kasafortë (me pagesë shtesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon.

All Inclusive – shërbim me bufet të hapur për mëngjes, drekë, pushim kafeje, darkë dhe snack në mesnatë. Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 24:00. Ofrohet edhe bufet dietik, akullore në orare të caktuara. Nuk përfshihen: të gjitha llojet e pijeve të importuara, lëngje frutash të freskëta, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, kafe turke, të gjitha ushqimet dhe pijet pas orës 24:00.

Restorant kryesor për shërbim me bufet të hapur, bar në lobby, bar pishine. Mjek sipas kërkesës, lavanderi, telefon, faks, parukeri, qira makine – me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI në zonën e lobit është falas.

Plazhi i hotelit është me zhavorr dhe shkëmbinj. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. Ndërrimi i peshqirëve të plazhit është me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, mini palestër, banjë turke, shigjeta (darts), pingpong, volejboll plazhi. Me pagesë shtesë: sauna, masazh, sporte ujore. Mini Club për fëmijë nga 4 – 12 vjeç dhe kënd lojërash.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp