AQI Pegasos Royal
Pozita
Hoteli ndodhet në Incekum, zona Avsallar, 22 km nga Alanya dhe 90 km nga aeroporti i Antalyas.
Përshkrimi i hotelit
Numri total i dhomave: 414. Dhoma Standarde (28 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez ose dy krevate teke + krevat shtesë, një banjo, max. 2 të rritur + 1 fëmijë)
Dhoma Familjare (31 m², dy dhoma gjumi: njëra me krevat dopio francez dhe tjetra me divanë, të ndara me derë rrëshqitëse, një banjo, max. 2 të rritur + 2 fëmijë)
Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem qendror kondicionimi (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, minibar (ujë – rifreskohet çdo ditë), kasafortë (me pagesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje Wi-Fi, dysheme laminati dhe ballkon.
All Inclusive – shërbim bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, snack, drekë, kafe dhe ëmbëlsira pasdite, darkë dhe snack nate. Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike deri në orën 01:00. Akullore në orare të caktuara. Beach Bar nga ora 10:00 – 18:00. Restorante A’la Carte me rezervim paraprak, një herë gjatë qëndrimit.
Nuk përfshihen: pije të importuara, verëra speciale, përdorimi i dytë i restoranteve A’la Carte, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, lëngje frutash të freskëta, shërbimi në dhomë, kafe turke, ushqime dhe pije pas orës 01:00.
Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante A’la Carte: Saray (kuzhinë turke), Spice (kuzhinë e Lindjes së Largët) dhe Prima Cuccina (kuzhinë italiane), lobby bar, bar pranë pishinës dhe në plazh, disco bar. Shërbimi mjekësor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, qendër tregtare, qira makinash, telefon, fax, internet dhe lojëra kompjuterike – me pagesë shtesë. Lidhja Wi-Fi është falas vetëm në zonën e lobby-t.
Plazh privat i hotelit, me rërë. Shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi ofrohen falas.
Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, qendër fitnesi, fushë tenisi, volejboll plazhi dhe pingpong – falas. Me pagesë shtesë: SPA & Wellness, hamam turk, sauna, masazhe, sporte ujore, bilardo dhe lojëra kompjuterike.
Argëtim:
Programe argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, programe show në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 4–12 vjeç me aktivitete të ndryshme, Mini Disco.
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Alanya
ALL INCLUSIVE PLUS
Michell Hotel & Spa
Alanya, Turqi nga €487 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Senza Garden Holiday Club
Alanya, Turqi nga €526 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Armas Green Fugla Beach HV2
Alanya, Turqi nga €540 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS