Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Aria Resort & Spa Hotel

Aqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Incekum, 25 km nga Alanya dhe 110 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 293, të shpërndara në dy blloqe, të lidhura me një rrugë dhe tunel.

Dhoma Standarde (26 m²): ndodhen në blloqet A dhe B, një dhomë gjumi me krevat dopio francez + një krevat tek dhe një kolltuk që shndërrohet në krevat, një banjo, kapacitet maksimal 2+2 persona.

Dhoma Familjare (52 m²): ndodhen në bllokun B, dy dhoma gjumi të ndara, dy banjo, vetëm pamje nga toka, kapacitet maksimal 4 persona.

Dhoma Premium me të njëjtat pajisje si dhomat e tjera, por me shërbim VIP.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi dhe tharëse flokësh, sistem kondicionimi ajri tip split, telefon me linjë direkte, minibar (ujë dhe ujë mineral rimbushet çdo ditë), kasafortë, çajnik, set çaji & kafeje, dysheme qeramike ose parket, TV satelitor dhe kanale muzikore, si dhe ballkon.

Ultra All Inclusive

Ushqim dhe pije 24 orë. Bufe i hapur për mëngjes, drekë dhe darkë, ëmbëlsira pasdite, kafe & çaj, mini bufe nate deri në orën 05:00 të mëngjesit. Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 deri në 02:00. Akullore në orare të caktuara. Bar pishine, bar snack në plazh nga ora 10:00 – 18:00 (vetëm pije freskuese lokale dhe birrë). Restorant A’la Carte me rezervim paraprak, vetëm një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: pijet e importuara, pijet premium, verëra speciale, pijet në shishe dhe kanaçe, pijet energjike, koktejet, lëngjet e freskëta të frutave, shërbimi në dhomë.

Restorant kryesor me bufe të hapur, restorant A’la Carte me kuzhinë turke dhe mesdhetare, bare në lobby dhe pranë pishinës. Shërbimet e mjekut, lavanderia dhe pastrimi kimik, babysitting, zona tregtare dhe qiraja e makinave janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas.

Plazh privat i hotelit, në disa pjesë shkëmbor, me rërë dhe zhavorr. Shezlongët, çadrat e diellit dhe peshqirët e plazhit janë pa pagesë. Në plazh ka një skelë. Pavijonet në skelë dhe në plazh kërkojnë rezervim paraprak dhe janë me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, sallë fitnesi, banjë turke, sauna, dhomë me avull, volejboll plazhi, pingpong. Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazh, qendër bukurie, bilardo.

Animacion: Programe të lehta argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës, ndërsa në mbrëmje animacion i qetë. Mini klub për fëmijë nga 4–12 vjeç dhe mini disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp