Aska Just In Beach
Pozita
Hoteli ndodhet në zonën Avsallar, 25 km nga Alanya dhe 100 km nga aeroporti i Antalyas.
Përshkrimi i hotelit
Numri total i dhomave: 264, të shpërndara në tre godina. Godina Annex lidhet me hotelin përmes tunelit privat të hotelit. Ndërtesa kryesore:
Dhoma Standarde (20–22 m², një dhomë gjumi, një banjo, max. 2 të rritur + 1 person)
Dhoma Economy (18–21 m², një dhomë gjumi, një banjo, max. 2 persona, pa ballkon)
Dhoma Familjare (40 m², dy dhoma gjumi, një banjo, max. 4 persona)
Ndërtesa Annex:
Dhoma Economy (19–22 m², një dhomë gjumi, një banjo, max. 2 persona)
Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me vaskë ose dush, tharëse flokësh, sistem qendror ose split kondicionimi, telefon me linjë direkte, minibar (pije joalkoolike – rimbushet dy herë në javë), kasafortë (me pagesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme qeramike ose laminati dhe ballkon.
All Inclusive – shërbim bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, çaj pasdite, kafe, ëmbëlsira, darkë dhe supë nate deri në orën 24:00. Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike deri në orën 24:00. Restorantet A’la Carte me rezervim paraprak, një herë gjatë qëndrimit.
Nuk përfshihen: pije të importuara, pije speciale lokale, lëngje frutash të freskëta, kafe turke, pije në shishe, të gjitha ushqimet dhe pijet pas orës 24:00, pijet në Disko.
Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante A’la Carte, bar pranë pishinës, bar në plazh, snack bar dhe Disco Bar. Shërbimi mjekësor, parukeri, telefon, fax, internet, qendër tregtare, lojëra kompjuterike dhe qira makinash janë me pagesë shtesë. Lidhja Wi-Fi është falas në zonën e lobby-t.
Plazh privat i hotelit, me rërë. Shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi ofrohen falas.
Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, qendër fitnesi, hamam turk, sauna, pingpong, mini-futboll, volejboll plazhi dhe fushë tenisi – falas. Me pagesë shtesë: ndriçimi i fushës së tenisit, sporte ujore, masazhe, bilardo dhe lojëra kompjuterike.
Argëtim:
Programe argëtuese gjatë ditës dhe show programe në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 4–12 vjeç dhe Mini Disco në mbrëmje.
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Alanya
ALL INCLUSIVE PLUS
Michell Hotel & Spa
Alanya, Turqi nga €487 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Senza Garden Holiday Club
Alanya, Turqi nga €526 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Armas Green Fugla Beach HV2
Alanya, Turqi nga €540 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS