Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Azura Deluxe Resort & Spa

Plazhi Me RërëPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëIdeale Për FamiljeFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Incekum, 22 km nga Alanya dhe 98 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave: 365. Dhoma Deluxe (30–32 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez 160×200 + një krevat teke 90×200, një banjo, max. 3 të rritur + 1 fëmijë)

Dhoma Deluxe Familjare (50 m², dy dhoma gjumi: njëra me krevat dopio francez dhe tjetra me dy krevate teke, të ndara me derë, një banjo, max. 4 të rritur + 1 fëmijë)

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, pantofla, sistem kondicionimi VRF, minibar (ujë dhe pije joalkoolike – rimbushet çdo ditë), çajnik elektrik, set kafe & çaji, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme laminati dhe ballkon. Lidhja Wi-Fi në dhoma është falas.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë. Bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack gjatë ditës, darkë, snack nate dhe mëngjes të hershëm. Bufe për bebe dhe fëmijë (me ngrohës dhe blender për ushqimin e bebeve), bufe të veçanta për vegetarianë, veganë dhe dietikë. Pije lokale dhe disa pije standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike. Lëng portokalli i freskët për mëngjes, akullore në orare të caktuara. Restorant A’la Carte me rezervim paraprak, vetëm një herë gjatë qëndrimit. Beach Snack Bar nga ora 10:00 – 18:00.

Nuk përfshihen: pije premium lokale dhe të importuara që nuk janë pjesë e konceptit, verëra speciale, lëngje frutash të freskëta, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë dhe përdorimi i dytë i restorantit A’la Carte.

Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante A’la Carte – Ottoman (kuzhinë turke), pastiçeri, bare pranë pishinës dhe në kompleksin e hotelit, Disco Club. Shërbimi mjekësor, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, telefon, fax, kënd interneti, lojëra kompjuterike, qendër tregtare dhe qira makinash janë me pagesë shtesë. Lidhja Wi-Fi është falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit, me rërë dhe zhavorr në hyrje të detit, mol (pier).

Shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi ofrohen falas. Pavijone private dhe ulëse rattan në mol ofrohen me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, hamam turk, sauna, dhomë avulli, volejboll plazhi dhe pingpong – falas. Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazhe, SPA & Wellness, bilardo dhe qendër zhytjeje.

Argëtim:

Programe argëtuese dhe gara gjatë ditës, show programe në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 4–12 vjeç, sallë lojërash, lojëra në pishinë, mini kinema, kënd lojërash dhe Mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp