Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Balmy Foresta

Kopsht I GjelbërJu RekomandojmëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëIdeale Për FamiljePlazhi Me Rërë Dhe GuralecëFitness & SpaNë Plazh
Çmimi fillon nga€1032për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Beldibi, 18 km nga Kemer dhe 40 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Standard (39 m², ndërtesa kryesore): një dhomë gjumi me krevat dopio (French bed) + një krevat shtesë, një banjo, max. 2+2 persona.

Junior Suit (48 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio, një banjo, max. 2 persona.

Family Suit (75 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio, një sallon me zonë ndenjeje, derë ndarëse, një banjo dhe dy WC, max. 4 persona.

Të gjitha dhomat në ndërtesën kryesore kanë banjo private me dush walk-in, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar, telefon direkt, minibar (ujë, pije joalkoolike dhe birrë rimbushet çdo ditë), ibrik elektrik, set kafe dhe çaji, kasafortë, TV LCD me satelit dhe kanale muzikore, dysheme laminat, ballkon ose tarracë.

Garden Family Rooms (45 m²): dy dhoma me derë ndarëse, max. 4 persona.

Villa Duplex (100 m²): në katin përdhes sallon me kënd kuzhine, në katin e sipërm dy dhoma gjumi (një me krevat dopio dhe një me dy krevate tek) dhe një banjo, max. 4 persona.

Në këto njësi ka sistem ajri të kondicionuar split dhe dysheme qeramike; të gjitha facilitetet e tjera të dhomave janë të njëjta.

Lidhja WI-FI është falas.

Luxury Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë në restorantin Ania (restorant all-day dining): bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë, snack nate dhe mëngjes të hershëm deri në orën 07:00, snack pasdite, lëngje frutash të freskëta për mëngjes, akullore gjatë drekës dhe darkës, bufe për fëmijë, pastiçeri.

Restorantet A’la Carte (Egjian dhe Turk) me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.

Të gjitha pijet lokale dhe disa pije të përzgjedhura të importuara alkoolike dhe joalkoolike përfshihen.

Nuk përfshihen: pije premium luksoze, pijet në Havana Club, restorantet A’la Carte (Far East, Steak House) me pagesë shtesë (cover charge), nargjile, room service, menu speciale snack në Piano Bar, pijet në Divan Lounge.

Restorant kryesor për shërbim bufe, restorante A’la Carte: kuzhinë kineze, italiane, Garden House (kuzhinë mesdhetare). Bare të shumta në të gjithë kompleksin.

Me pagesë shtesë: mjek, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, telefon, fax, internet café dhe lojëra kompjuterike, parukeri, qendër tregtare, rent a car.

WI-FI falas në të gjitha dhomat dhe ambientet e hotelit.

Plazhi privat i hotelit, me rërë, zhavorr dhe gurë, me shezlongë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas.

Pavilione private me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, palestër, banjë turke, sauna, fusha tenisi, mini futboll, volejboll, basketboll, gjimnastikë, pingpong, mini golf.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, ndriçim për fushat e tenisit, mësime dhe pajisje, SPA & Wellness Center, Game Room.

Programe argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje shfaqje dhe muzikë live.

Mini club për fëmijë nga 04–12 vjeç, kënd lojërash, Mini Disco në mbrëmje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp