Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Beach Club Doganay Hotel

Plazhi Me RërëAfër Plazhit3 Femije Akomodim FalasPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Konakli, 7 km nga qendra e qytetit të Alanyas dhe 125 km nga aeroporti i Antalyas. Eshë në dispozicion Autobusi falas nga hoteli për në Alanya.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave: 391 në dy ndërtesa. Dhoma standarde (24–26 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio francez + një krevat tek, një banjo, kapacitet maksimal 2+1 persona.

Dhoma familjare (30–40 m²): dy dhoma gjumi të ndara me derë rrëshqitëse, një dhomë gjumi me krevat dopio francez + një krevat tek dhe një dhomë tjetër me dy krevate tek, një banjo, kapacitet maksimal 3+2 fëmijë.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me vaskë ose kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar split, telefon me lidhje direkte, TV satelitor dhe kanale muzikore, minibar (pijet joalkoolike rimbushen çdo ditë), ibrik, kasafortë, dysheme laminat, lidhje Wi-Fi dhe ballkon.

Ultra All Inclusive:

Shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë: bufe i hapur për mëngjes, mëngjes vonë, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, darkë dhe snack nate, mëngjes i hershëm; të gjitha pijet lokale dhe disa pijet e importuara alkoolike dhe joalkoolike; restorante A’la Carte me rezervim paraprak, një herë gjatë qëndrimit; snacks pranë pishinës dhe në barin e plazhit nga ora 10:00 – 18:00.

Nuk përfshihen: Pijet speciale të importuara, lëngjet e freskëta të frutave, shërbimi në dhomë.

Pijet alkoolike nuk shërbehen nga ora 03:00 – 10:00.

Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante A’la Carte: Ottoman (kuzhinë turke), Italian dhe Fish Restaurant; snack bar pranë pishinës dhe në plazh, Lobby Bar, Disco Club hapësirë e hapur, Coffee House.

Me pagesë shtesë: mjek, lavanderi, tharëse flokësh, telefon, faks, internet café, qira makinash.

Lidhja Wi-Fi në të gjithë hotelin është falas.

Plazh privat i hotelit, me rërë. Shezlongët, çadrat dhe dyshekët janë falas. Peshqirët e plazhit dhe të pishinës me depozitë.

Plazhi arrihet përmes një tuneli nën rrugë.

Cabanat private janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, banjë turke, fushë tenisi, volejboll plazhi, basketboll, pingpong.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, sauna, masazh, SPA & Beauty Center, ndriçim për fushën e tenis, qendër lojërash, bilardo; përdorimi i fushave të tenis dhe sporteve pas orës 17:00 është me pagesë shtesë.

Program argëtimi gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, shfaqje në mbrëmje.

Program special në Mini Club për fëmijë nga 4 deri në 12 vjeç.

Kënd lojërash për fëmijë dhe Mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp