Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Berke Ranch & Nature Boutique Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Çamyuva, 6 km nga qendra e qytetit Kemer dhe 63 km nga aeroporti i Antalyas. Hoteli është i vendosur në mes të pyllit me pisha.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Standarde (18 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (French bed) ose dy krevate teke + një krevat shtesë, një banjo, ballkon ose tarracë, max. 2+1 persona.

Dhoma Forest (36 m²): të vendosura në vila dy-katëshe, një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek, një banjo, tarracë e madhe, max. 2+1 persona.

Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, tharëse flokësh, ajër të kondicionuar split, telefon direkt, minibar (ujë vetëm në ditën e mbërritjes), kasafortë (me pagesë shtesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, tarracë.

Bed & Breakfast / Half Board – shërbim me menu fikse për mëngjes ose për mëngjes dhe darkë (për Half Board).

Të gjitha ushqimet dhe pijet e tjera janë me pagesë shtesë.

Restorant kryesor, lobby bar dhe pool bar.

Me pagesë shtesë: mjek me kërkesë, telefon, fax.

WI-FI internet (shpejtësi e ulët) në ndërtesën kryesore është falas.

Plazhi ndodhet 6 km nga hoteli, në Kemer, me rërë dhe zhavorr. Shezlongët dhe çadrat janë me pagesë shtesë.

Ka transport falas nga hoteli një herë në mëngjes dhe një herë pasdite.

Shezlongët dhe çadrat pranë pishinës janë falas.

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, pingpong, fushë tenisi, gjimnastikë, palestër.

Me pagesë shtesë: banjë turke, sauna, masazh, qendër SPA, bilardo, hipizëm, ecje në natyrë (trekking), ture me biçikleta dhe sporte ujore në plazh.

Muzikë live në ditë të caktuara.

Për fëmijë: kënd lojërash në ambient të hapur dhe mini-kopsht zoologjik.

Renovim: 2022 – dhomat Forest, SPA, zona e sallës me oxhak, klubi i fëmijëve

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp