Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Botanik Hotel & Resort

3 Femije Akomodim FalasAqua ParkFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëPishinëIdeale Për FamiljePlazhi Me GuralecëFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Okurcalar – Alara, 32 km nga Alanya dhe 90 km nga aeroporti i Antalyas. Ofrohet shërbim falas transporti nga hoteli drejt Alanyas, Side ose Manavgat, me rezervim paraprak në recepsion.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 448, të vendosura në ndërtesa brenda një kopshti botanik të bukur.

Dhoma standarde (27 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek + divan krevat, një banjo, maksimumi 3 persona + 1 fëmijë.

Dhoma familjare (54 m²): dy dhoma gjumi të ndara, njëra me krevat dopio dhe tjetra me dy krevate tek + divan krevat në të dyja dhomat, një banjo, maksimumi 4 persona + 1 fëmijë.

Të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë me pamje nga kopshti, banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, dysheme laminati, minibar (ujë, pije joalkoolike, birrë, biskota, çokollatë – rimbushet çdo ditë), ibrik elektrik, set kafe & çaji sipas kërkesës, kasafortë, TV LCD me satelit dhe kanale muzikore.

All Inclusive – shampanjë mirëseardhjeje në mbërritje, bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, snack paradite, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, kafe, çaj, akullore, lëngje frutash të freskëta, darkë dhe bufet nate deri në orën 04:00. Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike përfshihen. Restorante A’la Carte me rezervim paraprak (lejohet vetëm një restorant A’la Carte gjatë qëndrimit, i dyti me pagesë). Bufet dietik dhe bufet për fëmijë janë të disponueshme në restorantin kryesor. Nuk përfshihen në konceptin All Inclusive: pije alkoolike dhe joalkoolike të importuara, verëra speciale dhe pije premium, pije në shishe, përdorimi i mëtejshëm i restoranteve A’la Carte.

Restoranti kryesor Park Restaurant me bufet të hapur, restorante A’la Carte:

Hiro Sushi Bar dhe restorant Teppanyaki A’la Carte (kuzhinë japoneze)

Bare në zona të ndryshme të kompleksit dhe diskotekë. Mjek, parukeri, lavanderi, qendër tregtare, qira makine, sallë lojërash dhe lojëra kompjuterike – me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI në zonën e lobit është falas.

Plazhi privat i hotelit, me zhavorr. Peshqirët e plazhit, shezlongët dhe çadrat janë falas.

Pishina të jashtme, pishina për fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, sauna, banjë turke, xhakuzi, fusha tenisi, pingpong, volejboll plazhi – falas. Me pagesë shtesë: pajisje dhe mësime tenisi, masazh, SPA & qendër bukurie, bilardo dhe sallë lojërash, bowling, sporte ujore dhe shkollë zhytjeje.

Programe argëtimi, gara, shfaqje mbrëmjeje, një herë në javë Mbrëmje Turke dhe një herë në javë Gala Dinner. Mini Club për fëmijë nga 4 – 12 vjeç, Luna Park për fëmijë, Mini Disco dhe kinema për fëmijë janë pjesë e programit shumë të pasur argëtues.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp