Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Club Kastalia Holiday Village

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Konakli, 12 km nga Alanya dhe 113 km nga aeroporti i Antalya.

Përshkrimi i hotelit

Në total 416 dhoma të vendosura në dy ndërtesa kryesore dhe në pjesën e club-it.

Club economy rooms (16 m², në bungalow në katin përdhes pa tarracë, një dhomë gjumi me krevat dopio ose dy krevate tek, një banjo, maks. 2 persona)

Club standard rooms (16 m², në bungalow, një dhomë gjumi me krevat dopio ose dy krevate tek, një banjo, me ballkon ose tarracë, maks. 2 persona)

Club family rooms (30 m², në bungalow, një dhomë gjumi me krevat dopio dhe një dhomë me dy krevate tek të lidhura me derë, një banjo, maks. 4 persona)

Superior rooms (30 m², në ndërtesën kryesore, një krevat dopio + një krevat tek, një banjo, maks. 2+1 persona)

Superior family rooms (48 m², në ndërtesën kryesore, një dhomë me krevat dopio dhe një dhomë me dy krevate tek të ndara me derë, një banjo, maks. 4 persona)

Gjithashtu ka 5 dhoma të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara.

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, kondicioner qendror në dhomat superior dhe kondicioner split në dhomat e club-it, telefon me linjë direkte, mini-bar (pije joalkoolike dhe ujë rimbushen çdo ditë), kasafortë (me pagesë), dysheme qeramike, TV satelitor me kanale muzikore dhe ballkon.

Ultra All Inclusive – shërbim 24 orë. Bufet për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë dhe darkë, snack në mëngjes, çaj, kafe dhe ëmbëlsira pasdite, snack në mesnatë deri në 07:00 dhe akullore në orare të caktuara. Pije alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importuara nga 10:00–24:00. Restorant À la Carte me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: pijet e importuara që nuk janë në listë, pijet dhe verërat speciale lokale dhe të importuara, të gjitha pijet në shishe, pijet e importuara pas orës 24:00, lëngjet e freskëta të frutave, Vitamin bar dhe pijet në disko klub.

Restorant kryesor me bufet, restorant À la Carte, lobby bar, pool bar dhe bar në plazh.

Me pagesë: doktor me kërkesë, lavanderi, babysitting, parukeri, telefon, faks, internet, lojëra kompjuterike, qendër tregtare dhe qira makinash.

Wi-Fi është me pagesë.

Plazh privat me guralecë.

Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Paviljonet private janë me rezervim dhe me pagesë.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp