Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Corendon Playa Kemer

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Beldibi, 40 km nga aeroporti i Antalyas dhe 10 km nga Kemer.

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka gjithsej 360 dhoma të shpërndara në dy blloqe dhe një ndërtesë Annex (pa ashensor).

Dhoma Standarde (24–27 m²): një dhomë gjumi dhe një banjo, me ballkon, max. 2+1 persona.

Dhoma Superior (30 m²): të vendosura në ndërtesën Annex, një dhomë gjumi me një krevat francez + një krevat tek + një divan-krevat, një banjo, ballkon, max. 3+1 persona.

Dhoma Familjare (32–40 m²): të vendosura në ndërtesën Annex, dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, me ballkon francez, max. 4 persona.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi dhe tharëse flokësh, rroba banje, pantofla, sistem ajri të kondicionuar split, telefon direkt, minibar (ujë, pije freskuese dhe birrë, rimbushur çdo ditë), makinë kafeje me kapsula (rimbushje çdo dy ditë), kasafortë, WI-FI internet, TV satelitor me kanale muzikore, ballkon ose ballkon francez.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë.

Bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, çaj, kafe, darkë, snack nate dhe mëngjes të hershëm.

Kënd diete, menu vegjetariane dhe bufe për fëmijë në restorantin kryesor gjatë drekës dhe darkës.

Shërbim 24 orë në Food Court brenda konceptit.

Pije lokale dhe standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 24:00.

Lëng portokalli i freskët vetëm për mëngjes, akullore të paketuara, pije në diskotekë deri në orën 02:00.

Nuk përfshihen: pije të importuara që nuk janë në listë, pije premium të importuara, verëra speciale lokale dhe të importuara, të gjitha pijet në shishe, pijet energjike, lëngjet e freskëta të frutave, restorantet A’la Carte (me rezervim dhe pagesë shtesë), room service.

Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante Fine Dining A’la Carte – Bona Fides (kuzhinë ndërkombëtare), Pier A’la Carte (restorant peshku), lobby bar, bare pranë pishinës dhe në plazh.

Me pagesë shtesë: shërbim mjekësor, babysitting, lavanderi, rent a car, parukeri, qendër tregtare, telefon, fax, internet dhe lojëra kompjuterike.

WI-FI interneti është falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit, me zhavorr dhe platformë. Shezlongët dhe çadrat janë falas, peshqirët e plazhit me depozitë.

Pavijonet private në plazh janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, tre rrëshqitëse uji, banjë turke, sauna, dhomë avulli, pingpong dhe volejboll plazhi – falas.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazh, SPA & Wellness center, bilardo, shkollë zhytjeje.

Programe argëtuese dhe gara gjatë ditës, shfaqje mbrëmjeje.

Mini club për fëmijë nga 04 – 12 vjeç, programe ditore, mini disco në mbrëmje dhe kënd lojërash.

Renovim: dimër 2019 – dhomat & zonat e përgjithshme / 2021 – plazhi, pier, kabana, restorantet A’la Carte

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp