Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Delphin Deluxe Resort

Për FëmijëFitness & SpaNë PlazhJu Rekomandojmë3 Femije Akomodim FalasAnimacionAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëIdeale Për FamiljePlazhi Me Guralecë
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Okurcular – Alara, 32 km nga Alanya dhe 90 km nga aeroporti i Antalyas. Ka shërbim falas transporti nga hoteli drejt Alanya, Manavgat dhe Side, me rezervim paraprak në recepsion.

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka një ndërtesë kryesore me dhoma standarde dhe një ndërtesë të lidhur me dhoma familjare.

Dhoma standarde (27 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek + divan (179x75 cm), një banjo, maksimumi 2 persona + 2 fëmijë.

Dhoma familjare (43 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio + divan (179x75 cm), dhoma tjetër e ndarë me derë me dy krevate tek, një banjo, maksimumi 4 persona + 1 fëmijë.

Të gjitha dhomat kanë ballkon me pamje deti ose toke, banjo private me dush dhe vaskë, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, dysheme laminati, kasafortë, minibar (ujë, pije joalkoolike, birrë, biskota, çokollatë – rimbushet çdo ditë), TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje WI-FI.

Ultra All Inclusive – bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, snack paradite, drekë, snack pasdite dhe ëmbëlsira, kafe, çaj, sanduiç, akullore, lëngje frutash të freskëta, darkë, bufet nate dhe mëngjes i hershëm deri në orën 03:00. Pije lokale dhe disa pije të importuara alkoolike dhe joalkoolike, kafe turke, brunch të dielave. Restorante A’la Carte me rezervim paraprak (një restorant A’la Carte lejohet një herë në javë, i dyti me pagesë). Bufet dietik dhe bufet për fëmijë janë të disponueshme në restorantin kryesor.

Nuk përfshihen: pije premium si viskitë të vjetra, brënditë, verëra të vjetra dhe pije në shishe, shërbimi në dhomë, përdorimi i mëtejshëm i restoranteve A’la Carte.

Restoranti kryesor Delphin me bufet të hapur, restorante A’la Carte:

Snack restaurant pranë plazhit. Bare në zona të ndryshme të hotelit, me pije lokale dhe të importuara. Qendër tregtare, parukeri, lavanderi, mjek, qira makine, sallë lojërash dhe lojëra kompjuterike – me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Plazhi privat i hotelit, me zhavorr dhe platformë me rërë në breg. Peshqirët, shezlongët dhe çadrat janë falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishina për fëmijë, pishina relaks, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, sauna, banjë turke, dhomë avulli, Jacuzzi, fusha tenisi, pingpong, volejboll plazhi, darts – falas.

Me pagesë shtesë: pajisje dhe mësime tenisi, masazh, sallon bukurie, bilardo, bowling, sallë lojërash, sporte ujore dhe shkollë zhytjeje.

Program argëtimi, gara, shfaqje mbrëmjeje, muzikale, çdo 15 ditë Mbrëmje Turke dhe Gala Dinner. Mini Club për fëmijë 4–12 vjeç, kinematë e hapura dhe Amusement Park janë pjesë e programit argëtues shumë të pasur.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp