Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Eftalia Village

Aqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurPishinë E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëPishinëFëmija Deri 14,99 Pa PagesëIdeale Për Familje
Çmimi fillon nga€570për person, 7 netë

Gjithçka e përfshirë

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp
Eftalia Village, pamje e hotelit në Alanya

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Turkler, 18 km nga qendra e qytetit Alanya dhe 100 km nga aeroporti i Antalias.

Akomodimi

Numri total i dhomave është 473, të vendosura në 12 ndërtesa me tre kate. Dhoma standarde (28 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek, një banjo, maks. 2+1 persona) Dhoma standarde të mëdha (32 m², një dhomë e madhe me krevat dopio + një krevat tek + karrige krevati, një banjo, maks. 3+1 persona) Dhoma familjare tipi A (39 m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, maks. 4 persona) Dhoma familjare tipi B (58 m², tre dhoma gjumi, një banjo, maks. 6 persona) Të gjitha dhomat disponojnë banjo private me dush dhe tharëse flokësh, sistem të ajrit të kondicionuar qendror sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, mini bar (vetëm ujë), kasafortë (me pagesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon.

Shërbimi

All Inclusive Shërbim bufe për mëngjes, mëngjes i vonë, drekë, darkë, snack paradite, çaj pasdite, kafe, ëmbëlsira, snack mesnate, pije alkoolike dhe joalkoolike vendase nga ora 10:00–23:00, akullore në Eftalia Island gjatë orareve të caktuara. Nuk përfshihet: pije të importuara, pije në shishe, lëngje frutash të shtrydhura, kafe turke, room service, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), pijet në Disko dhe të gjitha pijet alkoolike në Eftalia Island.

Përmbajtja

Restorant kryesor me bufe, restorante A’la Carte – turk dhe italian, lobby bar, pool bar, bar në plazh. Shërbime me pagesë shtesë: mjeku (me kërkesë), lavanderi, kujdes fëmijësh, berber, telefon, faks, internet, lojëra kompjuterike, qendër tregtare, qira makine.

Plazhi

Plazhi privat i hotelit, 100 m larg hotelit, me gurë, shezllonë dhe çadra falas. Peshqirët e plazhit ofrohen me depozitë. Ekziston një urë kalimi për këmbësorë që lidh hotelin me plazhin.

Sporti dhe Argëtimi

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, qendër fitnesi, hamam turk, sauna, ping-pong, basketboll, volejboll plazhi. Me pagesë: sportet ujore, bilardo, masazh, qendër SPA. Programe argëtuese gjatë ditës, konkurse, dhe shfaqje në mbrëmje. Mini klub për fëmijë 4–12 vjeç (Eftalia Island).

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp