Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Emily Rose Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në qendër të Kemer, 55 km nga aeroporti i Antalya.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma standarde (27 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek, banjo, maks. 2+1 persona)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, tharëse flokësh, kondicioner, telefon, mini-bar (një shishe ujë), kasafortë (me pagesë), TV satelitor me kanale muzikore dhe ballkon.

All Inclusive – bufet për mëngjes, drekë dhe darkë, kafe dhe çaj. Disa pije alkoolike dhe joalkoolike lokale nga ora 10:00 deri në 22:00 (raki, vodka, birrë, verë e hapur, lëngje, kafe, çaj).

Nuk përfshihen: pijet e importuara, lëngje të freskëta frutash, pijet në shishe dhe kanaçe, kafe turke.

Restorant kryesor me bufet dhe bar pranë pishinës.

Telefon dhe faks janë me pagesë.

Wi-Fi në lobby është falas.

Plazh i hotelit me gurë të vegjël, rreth 400 m nga hoteli. Shezlongët dhe çadrat janë falas, ndërsa peshqirët e plazhit janë me depozitë.

Transport falas me shuttle 4 herë gjatë ditës.

Pishinë e jashtme me pjesë për fëmijë dhe ping-pong – falas.

Me pagesë: sporte ujore në plazh.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp