Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Fame Residence Kemer & Spa

Ju RekomandojmëPishinë E Hapur Dhe E MbyllurNë Qendër Të QytetitShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPlazhi Me GuralecëFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në qendër të qytetit Kemer, 50 km nga Aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma standarde (22–25 m², një dhomë gjumi, një banjo, max. 2+1 persona)

Dhoma familjare (35 m², një dhomë e madhe, një banjo, max. 3 të rritur + 1 fëmijë)

Dhoma familjare Superior (dy dhoma gjumi me derë ndarëse, dy banjo, max. 4 persona).

Shumica e dhomave kanë ballkon dhe pamje nga deti, mali ose kopshti. Dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi dhe tharëse flokësh, sistem qendror kondicionimi (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, minibar (ujë dhe pije freskuese), kasafortë, ibrik elektrik, set çaji & kafeje, dysheme laminati, TV satelitor dhe kanale muzikore. (Disa dhoma kanë ballkon francez).

Fame Style All Inclusive – bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, ëmbëlsira pasdite, çaj dhe kafe, darkë. Të gjitha pijet vendase alkoolike dhe joalkoolike deri në orën 24:00, akullore në orare të caktuara, Beach Snack Bar nga ora 10:00 – 17:00.

Nuk përfshihen: pije të importuara, lëngje frutash të freskëta, pijet në shishe, të gjitha pijet në Disco Bar, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë), ushqimi dhe pijet pas orës 24:00 (përjashto supën e natës), shërbimi në dhomë nga menuja A’la Carte.

Restorant kryesor me bufet të hapur, restorante A’la Carte me kuzhinë turke, italiane dhe peshku, Lobby Bar, Pool Bar dhe Service Bar.

Shërbimet me pagesë shtesë përfshijnë mjek & infermier, lavanderi, babysitting, qendër tregtare, telefon, faks, qira makinash.

Lidhja WI-FI në zonën Lobby është falas.

Plazh privat i hotelit përballë hotelit. Shezlongët, çadrat e diellit dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishinë për fëmijë (e jashtme), palestër, sauna, banjë turke, pingpong – falas.

Me pagesë shtesë: masazhe, SPA & Wellness Center, bowling, qendër lojërash, bilardo, sporte ujore.

Programe të lehta animacioni gjatë ditës dhe shfaqje argëtuese në mbrëmje. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp