Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Goldcity Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Kargicak, 15 km nga Alanya dhe 140 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka gjithsej 286 dhoma në një ndërtesë 16-katëshe dhe një ndërtesë të re me 50 dhoma. Dhoma Standarde (24 m², një dhomë gjumi, një banjo, max. 2 persona).

Dhoma Suitë (50 m², një dhomë gjumi me kënd qëndrimi, një banjo, max. 3 persona).

Dhoma Familjare (102 m², dy dhoma gjumi të ndara, një sallon, kuzhinë e vogël, një banjo, max. 5 persona).

Dhoma Premium (28 m², të vendosura në ndërtesën e re, një dhomë gjumi me krevat dopio francez + një krevat tek ose divan-krevat, një banjo, max. 3 persona).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me vaskë dhe dush, tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, telefon me linjë direkte, minibar, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje interneti WI-FI, ballkon.

All Inclusive

Shërbim bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack gjatë ditës dhe pasdite, darkë, snack nate.

Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike lokale përfshihen nga ora 10:00 – 24:00.

Akullore në barin e pishinës gjatë orareve të caktuara dhe snack bar në plazh.

Nuk përfshihen: pije të importuara, lëngje frutash të freskëta, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë, verëra speciale, restoranti A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë).

Restorant kryesor me shërbim bufet, snack bar në plazh, restorant A’la Carte me kuzhinë ndërkombëtare, bare të shpërndara në të gjithë kompleksin e hotelit.

Shërbime me pagesë shtesë: mjek, lavanderi dhe pastrim kimik, babysitting, telefon, faks, internet dhe lojëra kompjuterike, qendër tregtare, qira makinash.

Lidhja WI-FI është falas.

Plazhi privat i hotelit ndodhet 4 km nga kompleksi, me rërë dhe zhavorr.

Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Shërbim transporti falas me autobus për në plazh ofrohet 5 herë në ditë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, palestër, hamam turk, sauna, volejboll plazhi, pingpong, gjimnastikë.

Me pagesë shtesë: masazhe, qendër Wellness & SPA, sporte ujore, fusha tenisi dhe ndriçim i tyre, bowling, bilardo dhe sallë lojërash.

Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp