Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Grand Cortez Resort Hotel & Spa

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Konakli, 12 km nga Alanya dhe 110 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 642. Dhoma standarde (27 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek ose krevat marinari, një banjo, maks. 2+2 persona)

Dhoma Economy (të njëjta si dhomat standarde, por pa ballkon)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush dhe tharëse flokësh, sistem klimatizimi qendror sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, mini bar (ujë vetëm ditën e parë), kazan për zierje uji, kasafortë, TV satelitor me kanale muzikore, dysheme qeramike dhe ballkon.

All Inclusive pa alkool

Bufe e hapur për mëngjes, drekë, snack pasdite, darkë dhe supë e vonë deri në orën 02:00.

Pijet joalkoolike (kafe, çaj, lëngje të koncentruara) janë falas nga ora 10:00 – 23:00.

Restorantet A’la Carte – një herë gjatë qëndrimit me rezervim paraprak.

Akullore gjatë orareve të caktuara.

Pijet alkoolike vendase ofrohen vetëm në VIP BAR që ndodhet në plazh.

Nuk përfshihet: pije në shishe, pijet në disko, room service, lëngje frutash të shtrydhura dhe Vitamin Bar, kafe turke, nargjile.

Restorant kryesor me bufe, restorant A’la Carte, bare të ndryshme në gjithë kompleksin.

Me pagesë: shërbim mjekësor, berber, qendër tregtare, telefon dhe faks, internet corner, qira makine, babysitting, lavanderi.

WI-FI falas në zonat publike.

Plazh privat i hotelit, me rërë dhe guralecë. Shezllonët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Pishina të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, sauna, hamam turk, ping-pong, volejboll plazhi.

Me pagesë: bilardo, sallë lojërash, masazh, sporte ujore.

Programe argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës, shfaqje në mbrëmje.

Mini klub për fëmijë nga 0 – 8 vjeç, kënd lojërash, mini disko në mbrëmje.

E RËNDËSISHME: Pijet alkoolike vendase ofrohen vetëm në VIP BAR në plazh.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp