Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Grand Kaptan

Plazhi Me RërëE PërshtatshmeShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPishinëFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Obagol, 5 km nga Alanya dhe 131 km nga aeroporti i Antalya.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma standarde (25–30 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + divan, një banjo, maks. 2+1 persona)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, kondicioner, telefon, mini-bar (ujë, pije joalkoolike dhe birrë rimbushen çdo ditë), kettle elektrik, set për çaj dhe kafe, kasafortë, dysheme me qilim ose laminat, Wi-Fi (me pagesë), TV satelitor me kanale muzikore dhe ballkon.

All Inclusive – bufet për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë, çaj dhe kafe pasdite, snack nate dhe mëngjes i hershëm nga 01:00–07:30. Pije alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importuara standard janë falas. Akullore në orare të caktuara, lobby bar i hapur 24 orë dhe restorant À la Carte (me rezervim, një herë gjatë qëndrimit). Pije joalkoolike në barin e plazhit nga 10:00–19:00.

Nuk përfshihen: pijet e importuara që nuk janë në menu, pijet premium, lëngjet e freskëta frutash, verëra dhe kokteje speciale, room service dhe pijet në shishe.

Restorant kryesor me bufet, restorante À la Carte: La Costa (peshk) dhe Pruva (italian), lobby bar, bar pranë pishinës dhe bar në plazh.

Me pagesë: doktor, babysitting, lavanderi dhe hekurosje, telefon, faks, internet corner, dyqane, parukeri dhe qira makinash.

Wi-Fi në lobby është falas.

Plazh privat me rërë. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Shezlongët në platformë janë me pagesë. Ka tunel nën rrugë për të arritur në plazh.

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, tre toboganë uji, fitness, hamam turk, sauna, volejboll në plazh dhe ping-pong – falas.

Me pagesë: sporte ujore, masazhe dhe Wellness center, bilardo dhe lojëra kompjuterike.

Programe argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, si dhe show programe në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp