Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Holiday Garden Resort

Aqua ParkFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPishinëPlazhi Me GuralecëFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Okurçalar, 25 km nga Side, 35 km nga Alanya dhe 85 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 235. Dhoma standarde (24 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat shtesë, një banjo, maks. 3+1 fëmijë)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me vaskë, dush dhe tharëse flokësh, sistem klimë i ndarë (split), telefon me linjë direkte, mini bar (vetëm ujë, i mbushur çdo ditë), kasafortë (me pagesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon.

Ultra All Inclusive

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonë, snack paradite, drekë, snack pasdite, darkë, bufe nate dhe mëngjes i hershëm deri në orën 05:00. Përfshihen të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendase.

Nuk përfshihet: të gjitha pijet e importuara, lëngjet e frutave të shtrydhura, pijet në shishe, akullore, kokteje, kafe turke, room service.

Restorant kryesor me bufe, Lobby bar, snack bar pranë pishinës, beach bar.

Me pagesë: shërbim mjekësor, lavanderi, telefon, faks dhe internet café, berber, qendër tregtare.

WI-FI falas në zonën e lobit.

Plazhi i hotelit me guralecë, shezllonë, çadra dhe peshqirë plazhi falas. Ndryshimi i peshqirëve ka pagesë. Paviljonët privatë me rezervim paraprak dhe me pagesë.

Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, pishinë e brendshme (hapet vetëm dimrit dhe pa seksion për fëmijë), tre rrëshqitëse uji, hamam turk, sauna, qendër fitnesi, ping-pong, fushë tenisi.

Me pagesë: masazh, bilardo, sporte ujore, ndriçim për fushën e tenisit.

Programe argëtuese gjatë ditës, gara dhe shfaqje në mbrëmje.

Mini klub për fëmijë 4–12 vjeç me programe ditore dhe mbrëmjeje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp