Belek, Turqi · aranzhman nga Prishtina

IC Hotels Santai Family Resort

Ju RekomandojmëPlazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurPishinë E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëPishinë
Çmimi fillon nga€997për person, 7 netë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp
IC Hotels Santai Family Resort, pamje e hotelit në Belek

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin e Belekut, 30 km nga qendra e qytetit të Antalisë dhe 25 km nga aeroporti i Antalisë.

Akomodimi

Numri total i dhomave është 464. Dhoma Standarde (29 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat palosës, një banjo, max. 3 të rritur + 1 fëmijë) Dhoma për persona me aftësi të kufizuara – 5 dhoma (29 m², të dizajnuara posaçërisht) Kids Suite (49 m², max. 2 të rritur + 2 fëmijë; dy dhoma gjumi të ndara – njëra me krevat dopio, tjetra me krevate marinari, një banjo; e dekoruar posaçërisht për fëmijë) Junior Suite (55 m², një dhomë gjumi, një sallon, një banjo, max. 2 të rritur + 1 person) Sun Swim Up Villa (37 m², max. 4 persona; një dhomë gjumi, një banjo me kabinë dushi; në kat përdhes ose kat të parë; e vendosur në zonën e kopshtit) Star Swim Up Villa (71 m², dy dhoma gjumi, një sallon, një banjo me kabinë dushi; në kat përdhes ose kat të parë; në zonën e kopshtit) Selection Villa (120 m², dy dhoma gjumi me banjo private me Jacuzzi, një sallon; në zonën e kopshtit; kopsht privat dhe pavijon privat në plazh) Senior Suite (54 m², një sallon dhe një dhomë gjumi, banjo me Jacuzzi) King Suite (134 m², në katin e fundit të hotelit; një dhomë gjumi, sallon i madh, banjo me Jacuzzi) King Villa (190 m², tre dhoma gjumi, dy banjo, dhomë për babysitter, sallon, kopsht privat, pishinë private dhe pavijon privat në plazh) Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me vaskë ose kabinë dushi dhe tharëse flokësh, sistem qendror kondicionimi, telefon me linjë direkte, minibar (pije freskuese, ujë dhe birrë – rimbushet çdo ditë), set çaji & kafeje, kasafortë, WI-FI internet, TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon ose tarracë.

Shërbimi

Ultra All Inclusive – shërbim bufe 24 orë për mëngjes, mëngjes të vonë, snack gjatë ditës, darkë, snack nate dhe bufe nate deri në orën 07:00 të mëngjesit; bufe për fëmijë; pije alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe standarde të importuara; shërbim akulloresh; lëngje frutash të freskëta në Vitamin Bar. Nuk përfshihen: Restorantet A’la Carte (me rezervim 3 ditë përpara dhe me pagesë shtesë), uiski premium, konjakë VSOP dhe të tjerë të importuar, shampanjë e importuar, përzgjedhje verërash, nargjile, puro dhe shërbimi në dhomë.

Përmbajtja

Restoranti kryesor Jasmine me shërbim bufe të hapur; restorante A’la Carte: Olivio – kuzhinë italiane, Ja La Peno – kuzhinë meksikane, Umami Sushi & Asian Restaurant – kuzhinë e Lindjes së Largët, Ocakbasi – kuzhinë turke, Del Mar – restorant peshku. Snack bar-e, swim bar-e pranë pishinës, Vitamin Bar, Lobby Bar dhe Disco Club Bar. Lidhja WI-FI (me shpejtësi të ulët) është falas. Me pagesë shtesë: shërbim mjekësor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, telefon, faks, kënd interneti, lojëra kompjuterike, qendër tregtare, parukeri, qira makinash.

Plazhi

Plazh privat i hotelit, me rërë; shezlongët, çadrat, peshqirët dhe dyshekët janë falas. Cabana në plazh ofrohen me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp