Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Imperial Turkiz Resort

Çmimi fillon nga€578për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në qendrën e Kemerit, rreth 60 km nga Aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Standarde (23 m², një dhomë gjumi me krevat dopio, një banjo, ballkon francez, max. 2 persona)

Dhoma Superior (30 m², një dhomë gjumi, një banjo, max. 2+1 fëmijë)

Superior Large Room (35 m², një dhomë e madhe me krevat dopio + një krevat tek + divan-krevat, max. 2+2 fëmijë)

Deluxe Suit (50 m², një dhomë gjumi me krevat dopio, një dhomë ndenjeje me divan-krevat, një banjo, max. 4 persona)

Deluxe Family Room (55–60 m², dy dhoma gjumi të ndara, një banjo, max. 4+1 persona)

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, pantofla, kondicioner qendror (funksionon sipas kushteve atmosferike), telefon me linjë direkte, minibar (vetëm ujë – rimbushet çdo ditë), çajnik, set çaji & kafeje, kasafortë, dysheme laminat, WI-FI falas, TV LCD satelitor, ballkon ose tarracë.

Ultra All Inclusive

– Bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack gjatë ditës, kafe & çaj pasdite, darkë.

– Supë nate deri në 01:00.

– A’la Carte restorant (Grill ose Italian) falas një herë gjatë qëndrimit, me rezervim paraprak.

– Beach snack bar nga 10:00 – 18:00.

– Pije lokale dhe disa pije të importuara alkoolike dhe joalkoolike nga 10:00 – 24:00

Nuk përfshihen: pijet e importuara jashtë menusë, pijet në shishe, pije energjike, lëngje të freskëta frutash, verëra speciale, A’la Carte restoranti me kuzhinë ndërkombëtare, shërbimi në dhomë, pijet në Moon Bar.

Restorant kryesor me shërbim bufet, A’la Carte restorante (Italian, Grill, International), pool bar, beach bar, lobby bar.

Me pagesë shtesë: shërbim mjekësor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, qendër tregtare, internet dhe lojëra kompjuterike.

WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Plazhi privat i hotelit, zhavorr dhe rërë, me shezlongë, çadra dhe peshqirë plazhi falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, sauna, hamam turk, palestër, pingpong – falas.

Me pagesë shtesë: SPA & Wellness Center, sporte ujore.

Renovim: 2022

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp