Innvista Hotel Belek
Pozita
Hoteli ndodhet në rajonin Belek – Kadriye, 900 m nga bregdeti dhe 25 km nga aeroporti.
Përshkrimi i hotelit
Numri total i dhomave është 315, të vendosura në ndërtesën kryesore e cila përbëhet nga tre blloqe.
Dhoma Standarde (24 m²; një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek, një banjo, max. 2 të rritur + 2 fëmijë)
Dhoma Familjare (35 m², pamje nga kopshti, dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, max. 4 persona)
Family Suite (47 m², pamje nga pishina ose kopshti, dy dhoma gjumi me derë ndarëse, kënd i vogël me divan, një banjo, max. 4 persona)
Të gjitha dhomat kanë ballkon dhe janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, rroba banje (bathrobe), pantofla, sistem qendror kondicionimi (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, dysheme laminati, minibar (ujë dhe pije freskuese – rimbushet çdo ditë), kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore.
Ultra All Inclusive – shërbim bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, darkë dhe snack të vona nate; bufe për fëmijë, bufe dietike; pije alkoolike vendase dhe pije joalkoolike, pije alkoolike standarde të importuara; shërbim pijesh dhe sanduiçësh në icebox në plazh; Beach Bar nga ora 08:00 – 18:00.
Nuk përfshihen: pije luksoze të importuara, lëngje frutash të freskëta, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë, pije energjike; restorantet A’la Carte (përjashtim vizita e parë në restorantin e peshkut) – me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.
Restoranti kryesor me shërbim bufe të hapur; restorante A’la Carte: Far East, Mediterranean, Turkish dhe Fish; bare të vendosura në zona të ndryshme të kompleksit hotelier.
Me pagesë shtesë: qendër tregtare, parukeri, shërbim mjekësor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, beauty salon, qira makinash, telefon, faks, internet dhe lojëra kompjuterike.
Lidhja WI-FI në dhoma dhe në të gjitha zonat e përbashkëta është falas.
Plazh privat i hotelit, 900 m larg hotelit, me rërë; peshqirë plazhi, dyshekë dhe çadra dielli falas. Transport falas me shuttle bus nga ora 08:00 – 19:00.
Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishina për fëmijë, tre rrëshqitëse uji për të rritur dhe pesë për fëmijë, qendër fitnesi, sauna, banjë turke, dhomë avulli, Jacuzzi, fushë tenisi, pingpong, volejboll, basketboll – pa pagesë.
Me pagesë shtesë: ndriçim për fushat e tenisit, pajisje dhe mësime tenisi, masazhe, SPA & Beauty Center, sporte ujore, bilardo, Adventure Park.
Programe argëtimi gjatë ditës për të rritur dhe shfaqje në mbrëmje. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç, kënd lojërash për fëmijë dhe Mini Disco në mbrëmje.
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Belek
ALL INCLUSIVE PLUS
Sensitive Premium Resort & Spa
Belek, Turqi nga €610 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Crystal Waterworld Aqua Collection
Belek, Turqi nga €666 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Siam Elegance Hotel
Belek, Turqi nga €774 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS