Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

JUJU Premier Palace

Çmimi fillon nga€1050për person, 7 netë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp
JUJU Premier Palace, pamje e hotelit në Kemer

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Beldibi, 18 km nga qendra e Kemerit dhe 40 km nga Aeroporti i Antalias.

Akomodimi

Numri total i dhomave është 423. Dhoma Deluxe Standard (36 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez ose dy krevate teke + një krevat teke + kolltuk, një banjo, max. 3 të rritur + 1 fëmijë) Dhoma Deluxe Standard Large (42–46 m², një dhomë gjumi me zonë ndenjeje, një banjo, max. 2 të rritur + 2 fëmijë) Suite familjare Duplex (65 m², kati përdhes: një dhomë gjumi me dy krevate teke dhe banjo; kati i sipërm: një dhomë gjumi me krevat dopio francez dhe banjo, max. 4 persona) Suite familjare Duplex Executive (79 m², dy dhoma gjumi – poshtë me krevate teke, sipër me krevat dopio francez (stil galeri), zonë ndenjeje, dy banjo, max. 4 persona) Suite Honeymoon (52–67 m², një dhomë gjumi, sallon ndenjeje me divan, një banjo, Jacuzzi, tarracë ose ballkon) Suite Honeymoon Executive (79 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez, sallon ndenjeje me divan, një banjo, Jacuzzi, max. 3 persona) Suite Prestige (149 m², duplex: kati përdhes – sallon ndenjeje dhe një dhomë gjumi; kati i sipërm – një dhomë gjumi, dhomë garderobe, dy banjo, Jacuzzi, tarracë, max. 4 persona) Suite Platinum Duplex (79 m², kati përdhes një dhomë gjumi, kati i sipërm një dhomë gjumi, dy banjo, pamje nga deti dhe pishinë private, max. 4 persona) Suite Platinum Duplex Executive (165 m², tre dhoma gjumi, një sallon ndenjeje, tre banjo, tarracë, max. 6 persona). Të gjitha dhomat kanë banjo private me vaskë ose dush, tharëse flokësh, pantofla, sistem qendror ose split kondicionimi (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, minibar (ujë, pije freskuese, birrë, qumësht, kraker – rimbushen çdo ditë), set kafe & çaji, ibrik elektrik, kasafortë, dysheme laminati, lidhje WI-FI, TV LCD satelitor, ballkon ose tarracë.

Shërbimi

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë. Pije mirëseardhjeje në mbërritje, bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, darkë, snack nate. Të gjitha pijet lokale dhe disa pije standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike, lëngje frutash të freskëta gjatë mëngjesit, kënd dietik dhe ushqim i shëndetshëm në restorantin kryesor, bufet për fëmijë, akullore në orare të caktuara. Nuk përfshihen: pije premium të importuara, konjak VSOP, verëra speciale të importuara dhe lokale, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë, lëngje frutash të freskëta (jashtë mëngjesit), shërbimi lunch box, nargjile, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë).

Përmbajtja

Restorant kryesor me bufet të hapur, restorante A’la Carte: Tartufo – kuzhinë italiane, Premier – kuzhinë deti, Kyokuto – kuzhinë e Lindjes së Largët, Barracuda – restorant vegan, pastiçeri, Beach Snack Bar dhe bare të ndryshme në të gjithë kompleksin. Shërbimet me pagesë shtesë: mjek, babysitting, lavanderi, telefon, faks, parukeri, qira makinash, dyqane. Lidhja WI-FI në të gjithë hotelin është falas.

Plazhi

Plazh privat i hotelit me rërë dhe zhavorr. Shezlongët, çadrat e diellit dhe peshqirët e plazhit janë falas. Pavijonet private janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp