Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Kaila City

Afer Qendres Se QytetitAfër PlazhitShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPishinëPlazhi Me Rërë Dhe GuralecëFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Obagol, 3 km nga qendra e Alanyas dhe 135 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 123. Dhomat standarde (28 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat tek, një banjo, kapaciteti maksimal 2+2 persona).

Dhomat e mëdha (38 m², një dhomë gjumi e madhe me krevat francez + 2 krevate teke + divan krevat, një banjo, max. 4+1 fëmijë).

Dhomat familjare (42 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë, një banjo, max. 4 persona).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem klimatizimi split, telefon me dalje direkte, minibar (ujë rimbushet çdo ditë), kasafortë (me pagesë), TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme qeramike, internet WI-FI falas dhe ballkon.

All Inclusive

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonë, drekë, darkë, çaj & kafe pasdite, pije vendore alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 24:00, akullore në orare të caktuara, pije joalkoolike në Beach Bar nga 10:00 – 17:30.

Nuk përfshihen: pijet importi, lëngjet e shtrydhura, lloje të ndryshme kafesh speciale, verë speciale, kokteje speciale, room service, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe.

Restorant kryesor për bufe, Lobby Bar, Pool Bar, Beach Bar. Shërbimi i mjekut, kujdesi për fëmijë, lavanderi & hekurosje, telefoni, fax, këndi i internetit, zona e shoppingut, berberi dhe qiraja e makinave janë me pagesë. WI-FI është falas në dhoma dhe në hapësirat e përgjithshme.

Plazhi privat i hotelit, 100 m larg, me rërë dhe gurë të vegjël. Shezllonët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. Ekziston tunel nën rrugë për të kaluar në plazh.

Pishina të jashtme me seksion për fëmijë, rrëshqitëse uji, fitnes, hamam turk, sauna, volejboll plazhi, ping-pong.

Me pagesë: sportet ujore, masazhi dhe qendra Wellness.

Programe argëtuese gjatë ditës; tre herë në javë organizohen programe dhe shfaqje mbrëmjeje. Mini klub për fëmijë 4–12 vjeç dhe kënd lojërash.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp