Belek, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Kaya Belek

Aqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljeFëmija Deri 11,99 Pa PagesëPlazhi Me Rërë Dhe GuralecëFitness & SpaNë Plazh
Çmimi fillon nga€863për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Belek, 36 km nga qendra e qytetit Antalya dhe 29 km nga aeroporti.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Standarde (23–33 m²; një dhomë gjumi, një banjo, max. 2 të rritur + 2 fëmijë)

Suite (57 m², pamje direkte nga deti, një dhomë gjumi, një sallon me derë ndarëse, një banjo, max. 3 të rritur + 1 fëmijë)

Të gjitha dhomat kanë ballkon dhe janë të pajisura me banjo private me dush dhe vaskë, tharëse flokësh, sistem qendror kondicionimi (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, dysheme me qilim, minibar (ujë, ujë mineral, pije freskuese, patatina – rimbushet çdo ditë), set çaji dhe kafeje, kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje WI-FI me shpejtësi të ulët.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë; bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, darkë dhe snack të vona nate deri në orën 07:00; bufe për fëmijë; pije alkoolike vendase dhe disa pije të importuara, si dhe pije joalkoolike.

Restorantet A’la Carte – me rezervim paraprak, një herë falas gjatë qëndrimit në njërin prej tyre.

Nuk përfshihen: pije luksoze të importuara, lëngje frutash të freskëta, verëra speciale, pijet në shishe, shërbimi në dhomë.

Restoranti kryesor me shërbim bufe të hapur; restorante A’la Carte: Asian, Italian, Barbecue dhe Turkish; bare të vendosura në zona të ndryshme të kompleksit hotelier.

Me pagesë shtesë: qendër tregtare, parukeri, shërbim mjekësor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, beauty salon, qira makinash, telefon, faks, internet corner.

Lidhja WI-FI (me shpejtësi të ulët) është falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit, me rërë dhe guralecë; peshqirë plazhi, dyshekë dhe çadra dielli falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishina për fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, sauna, banjë turke, Jacuzzi, fusha tenisi (akrilike), pingpong, volejboll, badminton – pa pagesë.

Me pagesë shtesë: ndriçim për fushat e tenisit, pajisje dhe mësime tenisi, fusha tenisi me baltë të kuqe, fusha futbolli, fusha golfi (afër hotelit), masazhe, sporte ujore, game room, hipizëm.

Programe argëtimi gjatë ditës për të rritur dhe shfaqje në mbrëmje. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç, kënde lojërash për fëmijë dhe Mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp