Belek, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Kirman Hotels Belazur Resort & SPA

Aqua ParkFushë TenisiFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëPishinëIdeale Për FamiljePlazhi Me Rërë Dhe GuralecëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin e Boğazkent, 45 km nga Antalia dhe 40 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 552, të shpërndara në shtatë blloqe me nga katër kate.

Dhoma Standard (29 m²; një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat teke, një banjo, max. 2+1 persona)

Dhoma Family (39 m², dy dhoma gjumi me derë lidhëse ndërmjet tyre, max. 4+1 + foshnjë)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me vaskë dhe dush, tharëse flokësh, rroba banje, pantofla, sistem qendror ajri të kondicionuar (funksionon në orare të caktuara, në varësi të kushteve të motit), telefon me linjë direkte, minibar (ujë, pije freskuese, birrë, çokollata, patatina – të rimbushura çdo ditë), çajnik, set kafeje & çaji, kasafortë, TV LCD satelitor dhe kanale muzikore, dysheme laminati, ballkon. Lidhja WI-FI në dhoma është falas.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë; bufetë e hapura për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack në restorantin e plazhit, kafe pasdite, çaj dhe ëmbëlsira, darkë dhe snack nate, mëngjes i hershëm. Baby Corner është i hapur 24 orë (me mundësi përgatitjeje të ushqimit për foshnje), bufetë për fëmijë, ushqime vegane, organike dhe pa gluten sipas kërkesës, akullore në orare të caktuara. Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe disa të importuara. Restorantet A’la Carte me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit javor.

Nuk përfshihen: pijet speciale lokale dhe të importuara, pijet në shishe, lëngje frutash të freskëta, nargjile, shërbimi në dhomë.

Restorant kryesor i brendshëm dhe i jashtëm, restorante A’la Carte – Lavanda (kuzhinë italiane), Turca (kuzhinë turke), Sailor (restorant peshku), Zuma (restorant meksikan), bare të shpërndara në të gjithë kompleksin e hotelit.

Shërbime mjeku, babysitting, lavanderi, parukeri, qendër tregtare, telefon, faks, qira makinash – me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas.

Plazh privat i hotelit, me rërë dhe guralecë; shezlongë, çadra dielli, peshqirë dhe dyshekë plazhi falas. Cabanat e plazhit janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, nëntë rrëshqitëse uji për të rritur dhe tre për fëmijë, banjë turke, sauna, qendër fitnesi, jacuzzi, fusha tenisi, volejboll plazhi, basketboll, pingpong.

Me pagesë shtesë: sauna, masazhe, ndriçim për fushat e tenisit, sporte ujore, Spa & Wellness Center, bowling, bilardo dhe lojëra kompjuterike.

Programe argëtimi gjatë ditës me grupe të specializuara dhe shfaqje në mbrëmje. Net tematike si Gala Dinners, Italian Nights, Turkish Nights. Mini klub për fëmijë nga 4–12 vjeç.

Renovim: 2022 / 2023

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp