Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Limak Limra Hotel & Resort

Ju RekomandojmëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFëmija Deri 14,99 Pa PagesëIdeale Për FamiljeCity-TripPlazhi Me Rërë Dhe Guralecë2 Femije Akomodim FalasFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kiris, 8 km nga Kemer dhe 70 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma Standarde në ndërtesën kryesore (28 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat teke, një banjo, max. 2+1 persona)

Dhoma Standarde me pamje nga deti & pishina – ndërtesa Arycanda (28 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat teke, një banjo, max. 2+2 persona)

Dhoma Standarde Garden (28 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat teke, një banjo, të vendosura në zonën e kopshtit)

Dhoma Familjare (vetëm në zonën e kopshtit) (32 m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse – njëra me krevat francez dhe tjetra me dy krevate teke, një banjo, max. 4 persona)

Të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë, banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar që funksionon sipas kushteve të motit, telefon me linjë direkte, dysheme laminat, kasafortë, mini bar (pije freskuese, ujë dhe birrë të rimbushura çdo ditë), TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje interneti WI-FI.

Ultra All Inclusive – shërbim ushqimi dhe pijesh 24 orë – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, akullore në Café Bonjour, ëmbëlsira me çaj dhe kafe, darkë, supë dhe snack nate deri në orën 07:00 të mëngjesit. Të gjitha pijet alkoolike lokale dhe disa standarde të importuara si dhe pijet freskuese. Restorantet A’la Carte (Sandal dhe Kazan) me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen në konceptin Ultra All Inclusive: restorantet A’la Carte Italian, Barbecue dhe Kinez (me pagesë), të gjitha pijet në kanaçe dhe shishe, pijet luksoze të importuara, verëra speciale, lëngje frutash të freskëta, shërbimi në dhomë.

Restoranti kryesor Phaselis, Likya Snack, Galata Snack, pastiçeri, restorante A’la Carte – Ponte Vecchio (kuzhinë italiane), Kazan (kuzhinë turke), China Garden (kuzhinë kineze), Sandal (kuzhinë peshku), restorant BBQ. Bare në pjesë të ndryshme të kompleksit të hotelit. Qendër tregtare, parukeri, mjek, babysitting, shërbim në dhomë, lavanderi dhe pastrim kimik, lojëra kompjuterike, telefon, fax, marrje me qira e makinave janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas në të gjithë hotelin.

Hoteli ndodhet pranë një plazhi të gjatë me zhavorr dhe rërë. Peshqirët e plazhit, shezlongët dhe çadrat e diellit janë falas. Pavijonet në plazh janë me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme me pishinë për fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, sauna, banjë turke, basketboll, volejboll plazhi, darts – falas. Sportet ujore, shkollë zhytjeje, masazhe, qendër wellness, mësime tenisi, fusha tenisi, squash, ndriçim dhe pajisje sportive, bilardo, game center janë me pagesë shtesë.

Programe argëtuese gjatë ditës dhe shfaqje mbrëmjeje. Programe speciale në Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç dhe në Junior Club për adoleshentë mbi 12 vjeç. Ekip profesional animacioni organizon gara të ndryshme gjatë ditës dhe Mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp