Loceanica Beach Resort
Pozita
Hoteli ndodhet në zonën Çamyuva, 5 km nga Kemer dhe 60 km nga Aeroporti i Antalias.
Përshkrimi i hotelit
Numri total i dhomave është 362, të vendosura në godinën kryesore dhe në godinën aneks.
Dhoma standarde – godina kryesore (25–30 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez ose dy krevate teke + një divan-krevat, një banjo, max. 3 të rritur + 1 fëmijë)
Dhoma standarde – godina aneks (20–25 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez ose dy krevate teke + një divan-krevat, një banjo, max. 2+1 persona)
Dhoma standarde pa ballkon (20–25 m², një krevat dopio francez ose dy krevate teke, një banjo, max. 2 persona, pa ballkon)
Dhoma familjare (35–43 m², në godinën kryesore, dy dhoma gjumi me derë rrëshqitëse ndarëse, një banjo, max. 4 persona).
Dhoma Villa ndodhen rreth 700–800 m larg nga godina kryesore; janë tip i ri dhomash dhe ofrohet shërbim i vazhdueshëm transporti drejt godinës kryesore dhe plazhit. Në zonën e vilave ka edhe një pishinë shtesë.
Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, telefon me linjë direkte, kasafortë (me pagesë shtesë), minibar (ujë – rimbushur çdo ditë), TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme laminati, ballkon ose tarracë me pamje nga deti ose mali.
Ultra All Inclusive – bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira dhe biskota, darkë, supë nate, bufet dietik, bufet për fëmijë me kënd për bebe (mikrovalë, blender, sterilizues shishesh).
Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 02:00. Beach Snack Bar deri në orën 18:00 (snack, pije freskuese, pije të ngrohta dhe birrë).
Nuk përfshihen: pije të importuara, pije speciale lokale alkoolike, pijet në shishe, lëngje frutash të freskëta, kafe turke, pije energjike, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë).
Restorant kryesor me bufet të hapur, Lobby Bar, Pool Bar, Beach Bar, restorante A’la Carte me kuzhinë turke dhe peshku.
Mjek, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, qendër tregtare, telefon, faks, qira makinash – me pagesë shtesë.
Lidhja WI-FI në zonat Lobby është falas.
Plazh privat i hotelit, 100 m larg nga godina e hotelit, me rërë dhe zhavorr. Shezlongët dhe çadrat e diellit janë falas. Peshqirët e plazhit jepen me depozitë. Midis hotelit dhe plazhit kalon një rrugë, zakonisht me trafik shumë të lehtë.
Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë (pishina e jashtme ngrohet në pranverë dhe vjeshtë sipas kushteve të motit), rrëshqitëse uji, palestër, banjë turke, sauna, dhomë me avull, pingpong, mini-golf, gjimnastikë – falas.
Sportet ujore, masazhet, qendra e bukurisë, bilardo – me pagesë shtesë.
Programe argëtimi gjatë ditës dhe në mbrëmje me ekip profesional animacioni. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç me programe ditore dhe mbrëmjeje, mini disko në mbrëmje.
Hotel Pet Friendly: Pranon mace ose qen deri në 8 kg, me pagesë shtesë.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Kemer
ALL INCLUSIVE
Tu Casa Gelidonya Hotel
Kemer, Turqi nga €464 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Ring Beach
Kemer, Turqi nga €505 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Pashas Princess
Kemer, Turqi nga €521 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS