Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Ma Biche Kemer

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Göynuk, 2 km nga qendra e Kemerit dhe 46 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave: 109, në një ndërtesë kryesore. Standard dhomat (23m²; një dhomë gjumi me krevat French ose dy krevat të vetëm + një krevat i vetëm, një banjo, max. 3+1 fëmijë). Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushe, tharëse flokësh, kondicioner split, dysheme laminati, telefon me linjë direkte, kasafortë (me pagesë), mini bar (vetëm ujë në mbërritje), dysheme prej parketi, TV satelitor me kanale muzike, internet WI-FI falas dhe ballkon (vetëm tre dhoma me ballkon French).

Restorant kryesor për bufe, restorante A’la Carte – kuzhinë Turke dhe peshku, snack në plazh, bar vitaminash dhe Lobby bar, Disco club. Shërbim mjeku, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, zonë dyqanesh, telefon, fax, berber – me pagesë. WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat, guralec dhe rërë, me shezlongë, çadra dielli dhe peshqir plazhi falas. Paviljone private në plazh me rezervim dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitje uji, dhomë fitnesi, hamam, sauna, dhomë avulli, kate tenis, ping-pong, basketboll, mini futboll, volejboll në plazh. Me pagesë: sporte ujore, masazh, qendër Beauty & Spa, ndriçim për kate tenis, shkollë zhytjeje. Program argëtimi gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, shfaqje në mbrëmje, Beach Party. Toucan Kids Club Academy për fëmijë 04–12 vjeç me grupe moshe të ndryshme, aktivitete gjatë ditës dhe mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp