Mirada Del Mar Hotel
Pozita
Hoteli ndodhet në zonën Göynük, 45 km nga Aeroporti i Antalias, 9 km nga Kemer dhe 35 km nga qendra e Antalias.
Përshkrimi i hotelit
Dhoma Comfort Standard (26–32 m², një dhomë gjumi me krevat dopio francez ose dy krevate teke + divan-krevat, një banjo, max. 2+1 persona)
Dhoma Garden Chalet (26–32 m², të vendosura në pjesën aneks, një dhomë gjumi me krevat dopio francez ose dy krevate teke + divan, një banjo, max. 2+1 persona)
Dhoma Economy (të njëjtat përmasa si dhomat standarde, pa pamje ose me pamje nga muri, mund të jenë në çdo pjesë të hotelit)
Dhoma familjare (48 m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, max. 4 persona)
Dhomat mund të kenë pamje nga pishina, deti, kopshti ose mali. Të gjitha dhomat janë komode dhe të pajisura me banjo private me dush dhe vaskë, tharëse flokësh, sistem qendror kondicionimi (funksionon sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, minibar (pije freskuese dhe ujë në mbërritje, më pas me pagesë shtesë), kasafortë, TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme laminati, ballkon.
Ultra All Inclusive – bufet i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë; snack gjatë ditës në restorantin snack; çaj pasdite, kafe, ëmbëlsira dhe snack nate deri në orën 07:00 të mëngjesit. Akullore në Pastiçeri nga ora 15:00 – 18:00.
Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike 24 orë. Disa pije alkoolike të importuara ofrohen në disa bare deri në orën 02:00. Beach Bar është i hapur nga ora 10:00 – 24:00.
Nuk përfshihen: restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak), pije alkoolike të importuara jashtë menusë, pije premium, lëngje frutash të freskëta, pijet në shishe, verëra speciale, akullore jashtë orareve të përcaktuara, shërbimi në dhomë.
Restorant kryesor Vista me bufet të hapur, restorante A’la Carte:
La Brezza – kuzhinë italiane, Pescado – kuzhinë meksikane, Anatolia – kuzhinë turke, Turquase – restorant peshku, Terraza – kuzhinë e Lindjes së Largët dhe Sushi.
Bare të shumta në të gjithë kompleksin e hotelit.
Shërbime me pagesë shtesë: mjek, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, qendër bukurie, qendër tregtare, telefon, faks, qira makinash.
Lidhja WI-FI (me shpejtësi të ulët) në zonën Lobby është falas.
Hoteli ndodhet direkt në plazh privat me rërë dhe zhavorr. Shezlongët, çadrat e diellit dhe peshqirët e plazhit janë falas.
Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, palestër, sauna, banjë turke, dhomë me avull, mini-futboll, basketboll, volejboll plazhi, aqua gym, harkëtari, darts – falas.
Me pagesë shtesë: masazhe, SPA & Wellness Center, sporte ujore, bilardo, fusha tenisi, ndriçim për fushat e tenisit, mësime tenisi.
Programe argëtimi dhe gara gjatë ditës. Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç me programe të organizuara. Në mbrëmje shfaqje argëtuese, një herë në javë mbrëmje turke dhe disa herë në javë muzikë live.
Renovim: 2019 (dhomat e ndertesës kryesore)
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Kemer
ALL INCLUSIVE
Tu Casa Gelidonya Hotel
Kemer, Turqi nga €464 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Ring Beach
Kemer, Turqi nga €505 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Pashas Princess
Kemer, Turqi nga €521 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS