Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Oba Time Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Oba, rreth 250 m nga plazhi, 2.5 km nga qendra e Alanya, 40 km nga aeroporti Gazipaşa dhe 130 km nga aeroporti i Antalya.

Përshkrimi i hotelit

Hoteli ka gjithsej 90 dhoma (18–25 m²). Dhomat janë të pajisura me mobilje moderne dhe përfshijnë krevat dopio ose dy krevate tek.

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, kondicioner 24 orë, telefon, mini-bar, kasafortë, Wi-Fi, TV satelitor dhe ballkon. Pastrimi i dhomës bëhet çdo ditë, ndërsa çarçafët dhe peshqirët ndërrohen disa herë gjatë javës.

All Inclusive – mëngjes (07:30–10:00), drekë (12:30–14:00), darkë (19:00–21:00) dhe kafe, çaj dhe ëmbëlsira pasdite (16:00–17:00).

Pijet alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importuara shërbehen falas nga 10:00 deri në 23:00. Pas orës 23:00 pijet janë me pagesë.

Restorant kryesor, Pool Bar (10:00–23:00) dhe Time Bar (me pagesë).

Wi-Fi falas, pishinë, pishinë për fëmijë, shezlongë dhe çadra.

Me pagesë: kasafortë, lavanderi, internet café, hamam turk, sauna, masazhe, akullore dhe ushqim jashtë orarit të vakteve.

Plazhi ndodhet rreth 250 m nga hoteli. Shezlongët dhe çadrat janë falas në plazhin nr.11 (me kupon nga recepsioni).

Pishinë, pishinë për fëmijë dhe programe animacioni disa herë në javë (muzikë live, folklor turk, bingo, belly dance etj.).

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp