Ozkaymak Falez Hotel
Pozita
Hoteli ndodhet në qendrën e qytetit të Antalyas, 16 km nga aeroporti i Antalyas.
Përshkrimi i hotelit
Dhoma Standard (28 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (French bed) ose dy krevate teke, një banjo, max. 2+1 fëmijë.
Family Suite Rooms (58 m²): një sallon dhe një dhomë gjumi me derë ndarëse, dy banjo, max. 2+2 persona.
Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti ose qyteti dhe ballkon, banjo private me vaskë, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar (në varësi të kushteve të motit), telefon direkt, minibar (me pagesë), kasafortë, dysheme me tapet, TV satelitor dhe kanale muzikore.
Ultra All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë dhe supë nate; të gjitha pijet lokale alkoolike dhe joalkoolike deri në orën 23:00.
Beach Snack Bar nga 10:00 – 18:00 shërben vetëm pije të përqendruara, akullore gjatë orareve të caktuara.
Restoranti A’la Carte me rezervim paraprak dhe mund të përdoret një herë gjatë qëndrimit.
Nuk përfshihen: pije të importuara, room service, lëngje frutash të freskëta, kafe turke, Vitamin Bar, të gjitha pijet në shishe, të gjitha pijet pas orës 23:00, pijet në Disco Club.
Restorant kryesor për shërbim bufe, restorant A’la Carte, bare në zona të ndryshme të hotelit.
Me pagesë shtesë: dyqane, parukeri, lavanderi dhe pastrim kimik, shërbim mjeku, babysitting, rent a car, telefon, fax.
Lidhja WI-FI në zonën e Lobby është falas.
Hoteli ka plazh privat 250 m larg hotelit (me shërbim shuttle). Peshqirë, shezlongë dhe çadra dielli janë falas.
Pishina të jashtme dhe të brendshme, pishinë për fëmijë, një rrëshqitëse uji, fusha tenisi, qendër fitnessi, sauna.
Me pagesë shtesë: masazhe, ndriçim për fushat e tenisit, SPA center, bilardo, sporte ujore.
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.



