Pirates Beach Club
Pozita
Hoteli ndodhet në rajonin Tekirova, 18 km nga Kemer dhe 70 km nga aeroporti i Antalias.
Përshkrimi i hotelit
Numri total i dhomave është 268, të vendosura në blloqe me dy kate.
Dhoma Standarde (një dhomë gjumi me krevat francez ose dy krevate teke + divan-krevat + krevat palosës, një banjo, max. 2+2 persona)
Dhoma Suitë (një dhomë gjumi, një dhomë ndenjeje me derë lidhëse dhe një banjo, max. 4 persona)
Të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë me pamje nga kopshti, banjo private me kabinë dushi dhe tharëse flokësh, pantofla, sistem ajri të kondicionuar split, telefon me linjë direkte, dysheme qeramike, mini bar, set kafeje dhe çaji, kasafortë, lidhje interneti WI-FI, TV satelitor dhe muzikë.
Ultra All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, darkë, bufe nate, bufe për fëmijë në restorantin kryesor gjatë drekës dhe darkës, akullore në orare të caktuara; pije alkoolike lokale dhe standarde të importuara si dhe pije freskuese nga ora 10:00 – 24:00.
Nuk përfshihen: pije të importuara që nuk janë në listën e menusë, pije alkoolike premium, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe, lëngje frutash të freskëta, restorantet A’la Carte (me rezervim paraprak).
Restoranti kryesor Happy Pirate me shërbim bufe të hapur, Captain Black Beach Snack Bar, restorante A’la Carte: Barbarossa – kuzhinë deti, Captain Black – kuzhinë Tandouri, Trattoria Antica – kuzhinë italiane, lobby bar, Vitamin Bar, Disco Club. Dyqane, mjek, telefon, fax, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, marrje me qira e makinave, parukeri janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas.
Hoteli ndodhet buzë plazhit me zhavorr dhe rërë. Shezlongët, çadrat e diellit dhe peshqirët e plazhit janë falas. Pavijonet private janë me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.
Pishina të jashtme, pishina për fëmijë, pishinë aventureske – Crazy River, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, sauna, banjë turke, dhomë me avull, fusha tenisi, pingpong, harkëtari, volejboll plazhi, mini futboll, basketboll – falas.
Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazhe, ndriçim për fushat e tenisit, qendër bukurie, game center.
Programe argëtuese sipas konceptit të hotelit (piratë), gara gjatë ditës dhe shfaqje mbrëmjeje. Happy Pirate Mini Club për fëmijë nga 4–12 vjeç me programe speciale gjatë ditës dhe Mini Disco në mbrëmje.
Renovim: 2018
Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Kemer
ALL INCLUSIVE
Tu Casa Gelidonya Hotel
Kemer, Turqi nga €464 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Ring Beach
Kemer, Turqi nga €505 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE
Pashas Princess
Kemer, Turqi nga €521 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS