Belek, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Port Nature Luxury Resort Hotel & Spa

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Bogazkent, 30 km nga aeroporti i Antalya dhe 40 km nga qendra e qytetit.

Përshkrimi i hotelit

Dhoma standarde (34 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + një krevat tek, një banjo, maks. 3 + 1 bebe)

Family rooms (40 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë + hapësirë qëndrimi, një banjo, maks. 4 persona)

King Suite (110 m², dy dhoma gjumi të ndara + sallon, një banjo, maks. 4 persona)

Të gjitha dhomat kanë banjo me kabinë dushi, tharëse flokësh, klimë qendrore, telefon, mini-bar (ujë dhe lëngje çdo ditë), kasafortë, set për çaj dhe kafe, dysheme laminat, TV satelitor, Wi-Fi dhe ballkon.

Premium À la Carte All Inclusive – shumica e shërbimeve realizohen në restorante À la Carte.

Në restorantin kryesor: bufet për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë dhe darkë, diet buffet dhe bufet për fëmijë. Snack restorante gjatë ditës, pije lokale dhe të importuara, lëng portokalli i freskët, ëmbëltore, çaj, kafe, akullore në pika të ndryshme, pije energjike, Davidoff Café (10:00–18:00), beach bar (10:00–18:00).

Restorantet À la Carte në mbrëmje janë me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: pijet premium të importuara jashtë listës, verërat speciale, room service, lëngjet e freskëta (përveç mëngjesit) dhe pijet në shishe.

Me pagesë: doktor, babysitting, pastrim kimik, parukeri, dyqane, telefon, faks, internet corner, lojëra kompjuterike dhe qira makinash.

Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat me rërë.

Shezlongët dhe çadrat janë falas, ndërsa peshqirët me depozitë.

Paviljonet private janë me rezervim dhe pagesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme (gjysmë olimpike), pishina për fëmijë, Aqua Park me 18 rrëshqitëse, volejboll plazhi, fitness, hamam turk, sauna, ping-pong dhe tenis – falas.

Me pagesë: masazhe, SPA & Beauty center, ndriçimi për tenis, bowling, sporte ujore, bilardo dhe lojëra kompjuterike.

Programe animacioni me ekip profesional gjatë ditës dhe show në mbrëmje, muzikë live dhe aktivitete sportive.

Mini klub për fëmijë 4–12 vjeç dhe mini disco në mbrëmje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp