Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Saphir Hotel & Villas

Aqua ParkPishinë E MbyllurFëmija Deri 12,99 Pa PagesëPër FëmijëPishinëIdeale Për FamiljeFitnesNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Konakli, 12 km nga Alanya dhe 110 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 671, të shpërndara në ndërtesën kryesore dhe në vila. Dhomat standarde në hotel (26 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat tek, një banjo, max. 2+2 persona).

Vila standarde (27 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat tek, një banjo, max. 3+1 fëmijë).

Vila standarde deluxe (30 m², në bllokun e ri, një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat tek, një banjo, max. 3+1 fëmijë).

Vila senior deluxe (35 m², një dhomë gjumi me krevat francez, një banjo).

Vila familjare deluxe (35 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë, një banjo, max. 4+1 persona).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem ajrimi qendror (në ndërtesën kryesore) ose split (në vila, sipas kushtet atmosferike), telefon me dalje direkte, minibar (ujë dhe pije joalkoolike gjatë ardhjes, më pas vetëm ujë i rimbushet çdo ditë), kazan uji, set çaji & kafeje, kasafortë (me pagesë), dysheme me tapet (ndërtesa kryesore) ose dysheme druri (vila), TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon ose tarracë.

Ultra All Inclusive

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonë, drekë, darkë, ëmbëlsirë pasdite, çaj, kafe, bufet nate dhe herët në mëngjes. Bufe dietike dhe vegetariene gjatë drekës dhe darkës në restorantin kryesor sipas kërkesës.

Pije vendore dhe disa të importuara standarde alkoolike dhe joalkoolike deri në orën 24:00. Restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit. Akullore në orare të caktuara.

Nuk përfshihen: Pijet speciale të importuara që nuk janë në listën e menusë, pijet premium, vera speciale, pijet në shishe dhe kanaçe, lëngjet e shtrydhura, room service – me pagesë.

Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante A’la Carte – turke, italiane, meksikane, peshku, bare të ndryshme rreth kompleksit. Shërbimi i mjekut, dado, berber, qendra tregtare dhe qiraja e makinave – me pagesë. Internet WI-FI falas në hapësirat publike.

Plazhi privat i hotelit, me gurë të vegjël. Shezllonët dhe çadrat janë falas, peshqirët e plazhit jepen me depozitë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, fushë tenisi, volejboll, mini-futboll, volejboll plazhi, ping-pong, qendër fitnesi, hamam turk, sauna dhe dhomë me avull – falas.

Me pagesë: masazhe, ndriçim për fushat e tenisit, sporte ujore, qendra SPA & Wellness, qendra zhytjeje, bilardo dhe lojëra kompjuterike.

Programe argëtimi gjatë ditës dhe shfaqje mbrëmjeje. Mini klub për fëmijë 4–10 vjeç, kënd lojërash për fëmijë, mini kinema dhe Mini Disco në mbrëmje.

Renovuar: 2025 (pjesërisht)

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp