Kemer, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Sealife Kemer Resort Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në qendër të qytetit Kemer, 55 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 352.

Dhoma Standarde (17–23 m², një dhomë gjumi, një banjo, ballkon francez, max. 2+1 persona),

Dhoma Ekonomike (17 m², dhoma standarde në katin përdhes pa ballkon, max. 2 persona) dhe tre dhoma për persona me aftësi të kufizuara.

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar tip split, telefon me thirrje direkte, minibar (ujë dhe pije freskuese në mbërritje, më pas vetëm ujë i rimbushur çdo ditë), set çaji & kafeje, kasafortë, dysheme me tapet ose laminat, lidhje interneti WI-FI, TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon ose ballkon francez.

Ultra All Inclusive – shërbim me bufe të hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack pasdite, ëmbëlsira, çaj, kafe, darkë, snack nate deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Të gjitha pijet lokale dhe disa pije alkoolike e joalkoolike të importuara, akullore në orare të caktuara, restorante A’la Carte (italian dhe peshku) me rezervim paraprak, vetëm një herë gjatë qëndrimit në njërin prej tyre.

Nuk përfshihen: pijet e importuara që nuk janë në listën e menusë, të gjitha pijet në shishe, pijet premium, pijet energjike, verërat speciale, lëngjet e freskëta të frutave, nargjile, shërbimi në dhomë.

Restoranti kryesor me shërbim bufe të hapur, restorante A’la Carte – italian dhe peshku, bare të shpërndara në kompleksin e hotelit.

Shërbime me pagesë shtesë: mjek, lavanderi, parukier, telefon, faks, internet café, lojëra kompjuterike, qendër tregtare, qira makine.

Lidhja WI-FI në të gjithë hotelin është falas.

Plazhi privat i hotelit, me zhavorr, shezlongë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas. Pavijonet private janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, qendër fitnesi, sauna, banjë turke, pingpong.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazh, qendër SPA, bilardo dhe lojëra kompjuterike.

Mini Club: Për fëmijë nga 4–12 vjeç, me programe ditore dhe mbrëmjeje. Mini Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp