Belek, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Selectum Noa Belek

Ju RekomandojmëPlazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Belek, 45 km nga Antalya dhe 35 km nga aeroporti.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave: 254 në ndërtesën kryesore dhe 344 dhoma në vila.

Standard Rooms Land View (25 m², në ndërtesën kryesore, një dhomë gjumi me krevat francez ose dy krevate të veçanta + krevat shtesë, një banjo, max. 2+1 pax)

Villa Family Room Garden (35 m², në zonën e kopshtit, një dhomë gjumi me krevat francez + krevat dyshek ose 1 krevat i veçantë, një banjo, max. 4+1 fëmijë)

Family Suit (50 m², në ndërtesën kryesore, një dhomë gjumi me krevat francez, një zonë ndenjeje me 2 divan-krevate dhe derë në mes, një banjo, max. 4+1 pax)

King Suit (98 m², në ndërtesën kryesore, një dhomë gjumi dhe një dhomë ndenjeje të ndara me derë, një banjo me Jacuzzi, max. 4+1 pax)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, telefon direkt, mini bar (ujë, pije joalkoolike, ujë mineral dhe birrë të rifreskuara çdo ditë), kasafortë, ketëll, set çaji & kafjeje, dysheme laminat, internet WI-FI, TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon.

Ultra All Inclusive – 24 orë shërbim – bufe për mëngjes, mëngjes vonë, drekë, snacks, ëmbëlsira, çaj dhe kafe, darkë, snacks natën dhe mëngjes të hershëm. Pije lokale dhe të importuara standard, pajisje për përgatitjen e ushqimit për foshnjat, akullore gjatë orareve të caktuara, bufe për fëmijë, ushqime dietike dhe vegetariane, Beach snack dhe bar deri në orën 18:00, restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: Pije të veçanta të importuara ose lokale që nuk janë në menu, vera speciale, pije të shishezuara, shampanja, lëngje frutash të freskëta, shërbim në dhomë.

Restorant kryesor për bufe, restorante A’la Carte: Harbour – Fish Restaurant, Primavio – Kuzhina Italiane, Tabla – Kuzhina Turke, bare në zona të ndryshme të hotelit. Shërbim doktor, parukier, babysitting, qira makinash, lavanderi dhe pastrim, qendër tregtare me pagesë. Internet WI-FI falas në të gjithë hotelin.

Privat, me rërë, me peshqirë, dyshekë dielli dhe çadra falas. Pavilione private me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë.

Pishina jashtë dhe brenda për të rritur dhe fëmijë, tobogane, qendër fitness, sauna, hamam turk, dhomë avulli, fusha tenisi, ping pong, basketboll, fusha mini futbolli, volejboll plazhi, mini golf, gjimnastikë. Me pagesë: sporte ujore, ndriçim për fusha tenisi, mësime tenisi, masazh dhe Jacuzzi, billiard, qendër lojërash, SPA & Wellness.

Argëtim: Programet gjatë ditës pranë pishinës dhe në plazh, shfaqje speciale në mbrëmje. Mini Club për fëmijë 04–17 vjeç, të ndarë sipas grupmoshave, me programe gjatë ditës dhe në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp