Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Side Crown Palace

Plazhi Me RërëPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & Spa
Çmimi fillon nga€557për person, 7 ditë

Gjithçka e përfshirë, plus

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Evrenseki, 7 km nga Side dhe 60 km nga aeroporti i Antalijas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 513 në ndërtesën kryesore dhe ndërtesat anësore.

Dhoma standarde: 28 m², një dhomë gjumi, një banjo, maksimum 2+1 persona

Dhoma ekonomike pa ballkon: 15 m², në katin e sipërm, një dhomë gjumi, një banjo, maksimum 2 persona

Dhoma Deluxe: 32 m², afër pishinës, një dhomë gjumi, një banjo, maksimum 2+1 persona

Dhoma familjare: 45 m², dy dhoma të ndara me derë midis tyre, një banjo, maksimum 4 persona

Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem kondicionimi split, mini bar (ujë dhe pije të lehta plotësohen çdo ditë), kasafortë, lidhje WI-FI, TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme laminat, ballkon.

Ultra all inclusive

Shërbim ushqim & pije 24 orë: bufe i hapur për mëngjes, mëngjes vonë, drekë, darkë, snack në mëngjes dhe pasdite, bufe natën deri në 02:30, corner për fëmijë, corner për bebe dhe corner vegetarian në restorantin kryesor, të gjitha pijet vendase dhe disa të importuara standarde, restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit, akullore gjatë orëve të caktuara, pije dhe snack në Beach Bar nga ora 10:00 – 17:30.

Nuk përfshihen: pijet e importuara që nuk janë në menu, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, lëngje frutash të freskëta, shërbimi në dhomë, pijet në Disco Club.

Restoranti kryesor për bufe, restorante A’la Carte: Italian, Turkish, Sea Food, bare rreth kompleksit të hotelit, snack bar në plazh. Doktor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, berber, telefon, faks, internet, qendër tregtare, makina me qira me pagesë ekstra. Lidhja WI-FI falas në të gjithë hotelin dhe në plazh.

Plazh privat i hotelit – rërë, 400 m nga hoteli, me shezllonë, çadra dielli dhe peshqirë plazhi falas. Ekziston shuttle bus falas për plazh.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, toboganë uji, qendër fitness, hamam turk, sauna, dhomë avulli, ping-pong, volejboll në plazh. Me pagesë ekstra: sporte uji, bilardo, qendër SPA dhe masazh.

Program argëtimi gjatë ditës, gara në plazh dhe pranë pishinës, shfaqje mbrëmjeje. Mini Club për fëmijë 4–12 vjeç me aktivitete dhe programe të ndryshme.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp