Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Sidera Kirman Premium

Pishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljePlazhi Me Rërë Dhe GuralecëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në zonën Karaburun, 25 km nga Side, 35 km nga Alanya dhe 90 km nga aeroporti i Antalias.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 398, të gjitha të vendosura në ndërtesën kryesore.

Dhoma Standarde (29 m²; një dhomë gjumi me një krevat dopio francez + një krevat tek, një banjo, maksimumi 2+1 + 1 foshnjë)

Dhoma Familjare (39 m²; dy dhoma gjumi me derë ndarëse, një banjo, maksimumi 4+1 + 1 foshnjë)

Dhoma me tarracë dhe Jacuzzi (29 m²; një dhomë gjumi me një krevat dopio francez + një krevat tek, një banjo, Jacuzzi në tarracë, maksimumi 2+1 + 1 foshnjë)

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, rrobëbanjo, shapka, sistem qendror kondicionimi (funksionon në orare të caktuara sipas kushteve atmosferike), telefon me linjë direkte, minibar (në check-in: ujë, pije freskuese, shishe birre malt, shishe e vogël vere të kuqe, Red Bull, uiski i importuar 20 cl, çokollatë, patatina; më pas uji, birra, pijet freskuese, çokollata dhe patatinat rimbushet çdo ditë), çajnik, set kafeje dhe çaji, kasafortë, dysheme laminati, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje interneti WI-FI dhe ballkon.

Ultra All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, snack në restorantin e plazhit, kafe, çaj dhe ëmbëlsira pasdite, darkë, snack mesnate dhe mëngjes nate. Restoranti “Mope” është i hapur 24 orë. Përfshihen pijet lokale dhe standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike, lëng portokalli i freskët për mëngjes, bufe për fëmijë, bufe organike dhe bufe pa gluten, akullore gjatë orareve të caktuara. Restoranti snack në plazh nga ora 10:00 deri në 18:00. Restorantet A’la Carte me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit, në vetëm një restorant.

Nuk përfshihen: pijet premium të importuara, pijet në shishe dhe kanaçe, lëngjet e freskëta të frutave, nargjile, restoranti A’la Carte Kirman Regional

Mediterranean Cuisine , shërbimi në dhomë.

Restorante të brendshme dhe të jashtme për bufe të hapur, restorante A’la Carte: Lalezar (kuzhinë turke), Fangri (kuzhinë italiane), Shenzen (kuzhinë aziatike), Kirman Regional Mediterranean Cuisine dhe restorant peshku. Bare të shumta në kompleksin e hotelit, disco bar me pagesë shtesë. Shërbimet e mjekut, babysitting, lavanderi, parukeri, telefoni, faksi, interneti dhe lojërat kompjuterike, marrja e makinës me qira dhe qendra tregtare ofrohen me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas.

Plazh privat i hotelit me rërë dhe guralecë. Shezlongët, çadrat, peshqirët dhe dyshekët ofrohen falas. Pavilione private janë të disponueshme me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, banjë turke, qendër fitnesi, pingpong, basketboll dhe volejboll plazhi. Me pagesë shtesë: qendra SPA, sauna, masazhe, sporte ujore, bilardo dhe sallë lojërash.

Animacion: Programe argëtuese gjatë ditës dhe mbrëmjes. Mini klub për fëmijë nga 4–12 vjeç, kënd lojërash për fëmijë, programe të ndryshme ditore dhe mini-disko në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp