Sirene Belek Hotel
Pozita
Hoteli ndodhet në rajonin e Belekut, 25 km nga aeroporti i Antalisë dhe 40 km nga qendra e qytetit të Antalisë.
Përshkrimi i hotelit
Numri total i dhomave është 495. Dhomat janë të vendosura në ndërtesën kryesore dhe në blloqet e vilave.
Standard Junior Suite (47 m², një dhomë gjumi me krevat dopio + divan, një banjo, max. 2 të rritur + 1 person)
Duplex Family Suite (80 m², kati i parë – dy krevate teke; kati i dytë – krevat dopio; banjo në secilin kat, max. 4 persona)
Terrace Suite (95 m², një dhomë gjumi, një sallon, dy banjo, tarracë shumë e madhe me pamje nga deti, max. 3 persona)
Family Suite (95 m², dy dhoma gjumi të ndara me derë, një banjo, tarracë e madhe, max. 4 persona)
Garden Room (47 m², një dhomë gjumi me krevat dopio dhe një divan-krevat, një banjo, max. 2 të rritur + 1 fëmijë)
Superior Family Room (60 m², dy dhoma gjumi me kënd ndenjeje, një banjo, max. 2 të rritur + 2 persona)
Lale Suite (80 m², duplex, dy dhoma gjumi; kati i parë me dy krevate teke, kati i dytë me krevat dopio; banjo në secilin kat, max. 4 të rritur + 1 fëmijë)
Garden Suite (120 m², dy dhoma gjumi, një sallon, dy banjo, max. 4 të rritur + 1 fëmijë)
Pasha Suite (150 m², duplex, tre dhoma gjumi, një sallon dhe tre banjo, max. 6 të rritur + 1 person)
Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, rrobë banje, pantofla, tharëse flokësh, sistem qendror kondicionimi të rregullueshëm, telefon me linjë direkte, TV satelitor dhe kanale muzikore, minibar (pije freskuese, ujë dhe birrë – rimbushet një herë në ditë), kasafortë, dysheme me tapet në ndërtesën kryesore dhe dysheme laminati në vila, ballkon ose tarracë.
Ultra All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, snack gjatë ditës, snack pasdite, darkë, snack nate; pije alkoolike dhe joalkoolike vendase dhe standarde të importuara; lëng frutash i freskët për mëngjes; akullore gjatë vakteve; minibar në dhoma.
Nuk përfshihen: pije Premium të importuara, verëra speciale, lëngje frutash të freskëta (jashtë mëngjesit), akullore të ambalazhuara, restorante A’la Carte (me pagesë shtesë), pije energjike, shërbimi në dhomë, nargjile, kokoshka & pambuk sheqeri. Pijet alkoolike nuk shërbehen nga ora 02:00 – 10:00.
Restorant kryesor me shërbim bufe të hapur, snack bar, Turk Café, bar pranë pishinës dhe në plazh, Disco Bar. Restorante A’la Carte: Mermaid – Restorant Peshku, Dragon – Kuzhinë e Lindjes së Largët, Sini – Kuzhinë Turke, Limone – Kuzhinë Italiane. Shërbimi mjekësor, babysitting, lavanderi dhe pastrim kimik, parukeri, qendër tregtare, telefon, faks, kënd interneti, lojëra kompjuterike, qira makinash – me pagesë shtesë. WI-FI në ambientet e përbashkëta është falas; interneti me shpejtësi të lartë ofrohet me pagesë.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Belek
ALL INCLUSIVE PLUS
Sensitive Premium Resort & Spa
Belek, Turqi nga €610 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Crystal Waterworld Aqua Collection
Belek, Turqi nga €666 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Siam Elegance Hotel
Belek, Turqi nga €774 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS