Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Sun Heaven Hotel

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Payallar, 16 km nga Alanya dhe 110 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 389, të shpërndara në disa blloqe. Dhomat standarde (30 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat tek + krevat kolltuk, një banjo, max. 3+fëmijë).

Dhomat familjare (60 m², dy dhoma gjumi të ndara, njëra me krevat francez + krevat tek, tjetra me dy krevate tek + krevat kolltuk, dy banjo, max. 5+2 fëmijë).

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem qendror të ajrit të kondicionuar (sipër kushtet atmosferike), telefon me dalje direkte, minibar (ujë i rimbushet çdo ditë), kazan uji, set çaji & kafe, kasafortë (me pagesë), dysheme laminati, TV satelitor dhe kanale muzikore, ballkon.

Ultra All Inclusive

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonë, drekë, snacks gjatë ditës dhe pasdite, darkë, snack nate deri në ora 02:00.

Pije lokale dhe disa të importuara alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 02:00. Bufet për fëmijë dhe për bebe: mikrovalë, blender, sterilizator. Snack bar në plazh nga 09:30 – 17:30, akullore në orare të caktuara. Restorante A’la Carte me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: të gjitha pijet importi që nuk janë në menu, verërat speciale vendore dhe të importuara, lëngjet e freskëta frutash, pijet në shishe, room service.

Restorant kryesor me bufe të hapur, snack bar në plazh, restorante A’la Carte – kuzhinë turke, bare rreth kompleksit. Shërbimi i mjekut, lavanderi dhe pastrim kimik, dado, telefon, fax, internet cafe, qendër tregtare, qiraja e makinës – me pagesë. Internet WI-FI me pagesë.

Plazh privat i hotelit, me rërë dhe gurë të vegjël, shezllon, çadrat dhe peshqirët e plazhit falas. Ka tunel nën rrugë për akses në plazh.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, volejboll plazhi, ping-pong, gjimnastikë.

Me pagesë: hamam turk, sauna, masazhe, qendra Wellness & SPA, sporte ujore, bilardo.

Programe argëtimi gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, shfaqje mbrëmjeje, programe speciale për fëmijë në Mini Club për fëmijë 4–12 vjeç, kënd lojërash dhe Mini Disco në mbrëmje.

Renovuar: 2021

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp