Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

The Lumos Deluxe Resort Hotel&Spa

3 Femije Akomodim FalasAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPlazhi Me Rërë Dhe GuralecëFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Kargicak, 155 km nga aeroporti i Antalyas dhe 15 km nga qendra e qytetit Alanya.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 331. Dhomat standarde (28 m², një dhomë gjumi me krevat french + dy krevate palosës, një banjo, max. 2+2 persona).

Dhomat familjare (60 m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse, dy banjo, max. 4+1 fëmijë).

Dhomat Deluxe (32 m², një dhomë gjumi me krevat french + një krevat tek, një banjo, xhakuzi në tarracë, max. 3+1 fëmijë).

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem ajrimi WRF, telefon me linjë direkte, mini bar (pije të buta dhe ujë në ditën e parë; më pas ujë dhe ujë mineral çdo ditë), çajnik, set kafe & çaj, kasafortë, TV LCD satelitor me kanale muzike, dysheme laminati, ballkon dhe lidhje WI-FI.

Ultra All Inclusive

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, torta pasdite, çaj, kafe, darkë dhe snack i mesnatës deri në orën 02:00.

Pijet lokale alkoolike dhe joalkoolike, snack bar, pije dhe ushqime në plazh nga ora 10:00 – 18:00 janë të përfshira. Akullore në orare të caktuara.

Restorantet A’la Carte (Turk & Peshk) janë me rezervim dy ditë përpara dhe vetëm një herë gjatë qëndrimit.

Nuk përfshihen: pijet e importuara, verërat speciale, pijet në shishe, lëngjet e freskëta, shërbimi në dhomë, nargjile, Vitamin bar.

Restorant kryesor me bufe të hapur, restorante A’la Carte (Turk & Peshk), Lobby bar, bare pranë pishinës dhe në plazh, disko klub.

Shërbimet e mjekut me kërkesë, berberi, lavanderia, telefoni, faksi, internet kafe dhe lojërat elektronike janë me pagesë.

Internet WI-FI është falas në të gjithë hotelin.

Plazhi privat i hotelit – rërë dhe guralec (150 m nga hoteli), me shezllonë, çadra dhe peshqirë plazhi falas.

Pishina të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, hamam turk, sauna, dhomë me avull, dhomë kripe, tenis tavoline, fitnes, volejboll plazhi.

Me pagesë: sporte ujore, qendra SPA & Bukurie, bilardo dhe qendra e lojërave.

Argëtim gjatë ditës dhe shfaqje në mbrëmje. Mini klub për fëmijë 4–12 vjeç, kënd lojërash për fëmijë, aktivitete të ndryshme dhe mini disko në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp