TUI Magic Life Belek
Pozita
Hoteli ndodhet në rajonin e Belekut, 25 km nga aeroporti i Antalyas.
Përshkrimi i hotelit
Numri total i dhomave është 594, të vendosura në bungalot me dy dhe tre kate.
Dhoma Standard Village (28 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) ose dy krevate tek + një divan-krevat (85×175 cm), një banjo, maksimumi 2+1 persona.
Dhoma Economy (23 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) ose dy krevate tek, një banjo, maksimumi 2 persona.
Dhoma Standard Village me krevate marinari (28 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + krevate marinari (90×190 cm), një banjo, maksimumi 2+2 persona.
Dhoma Family Village (45 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse ndërmjet tyre, një banjo, maksimumi 2+2 fëmijë.
Family Suite (40 m²): dy dhoma gjumi me derë ndarëse ndërmjet tyre, dy banjo, maksimumi 3+2 fëmijë.
Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, sistem qendror ajri të kondicionuar (funksionon në orare të caktuara sipas kushteve të motit), telefon me linjë direkte, minibar (ujë dhe pije freskuese vetëm në mbërritje, vetëm uji rimbushet çdo ditë), çajnik, set çaji dhe kafeje, kasafortë, dysheme qeramike, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje interneti WI-FI, ballkon, ballkon francez ose tarracë.
All Inclusive – shërbim bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë dhe darkë; snack paradite dhe pasdite; bufe për ushqim nate të vonë dhe mëngjes të hershëm. Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 – 24:00. Snack në plazh deri në orën 18:00. Akullore në orare të caktuara gjatë ditës. Restorantet A’la Carte Sofra, Downtown dhe Flavor përfshihen një herë gjatë qëndrimit me rezervim paraprak.
Nuk përfshihen: lëngje frutash të freskëta, të gjitha pijet e importuara, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, restoranti A’la Carte Beach House – Fish & Grill (me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë), shërbimi në dhomë.
Restorant kryesor me bufe të hapur. Restorante A’la Carte: Sofra, Downtown, Flavor dhe Beach House – Fish & Grill. Bare të shumta në të gjithë kompleksin e hotelit. Shërbimet e mjekut, babysitting, lavanderia dhe pastrimi kimik, parukeria, telefoni, faksi, interneti, qendra tregtare dhe marrja me qira e makinave janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas në të gjithë hotelin.
Plazhi i hotelit me rërë dhe zhavorr. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. Pavilione në plazh ofrohen me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.
Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, pishinë relaksi vetëm për të rritur, Aqua Park, palestër, hamam turk, sauna, dhomë me avull, fusha tenisi, pingpong, volejboll plazhi, mini futboll dhe gjimnastikë janë falas.
Me pagesë shtesë: sporte ujore, ndriçimi i fushave të tenisit, qendra SPA dhe masazhe, bilardo dhe qendër lojërash.
Programe argëtimi gjatë ditës, gara në plazh dhe pranë pishinës, në mbrëmje shfaqje, netë tematike, muzikë live dhe kinema. Mini club për fëmijë nga 4–16 vjeç, i ndarë sipas grupmoshave, me aktivitete dhe programe të ndryshme.
Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.
Hotele të tjera në Belek
ALL INCLUSIVE PLUS
Sensitive Premium Resort & Spa
Belek, Turqi nga €610 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Crystal Waterworld Aqua Collection
Belek, Turqi nga €666 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS
Siam Elegance Hotel
Belek, Turqi nga €774 për personSHIHNI HOTELIN
ALL INCLUSIVE PLUS