Belek, Turqi · aranzhman nga Prishtina

TUI Magic Life Masmavi

ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin e Belekut, 35 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 595, të vendosura në një ndërtesë kryesore, në zonën e vilave dhe në zonën Lagoon, e cila ndodhet 200 m nga ndërtesa kryesore.

Dhoma Standarde – Ndërtesa Kryesore (26 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + divan-krevat, një banjo, maksimumi 2+1 fëmijë.

Dhoma Village Standarde (22 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez), një banjo, maksimumi 2 persona + 1 fëmijë.

Dhoma Standarde Lagoon (49 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + një krevat tek + divan-krevat, një banjo, maksimumi 3+1 fëmijë.

Dhoma Family Village (32 m²): dy dhoma gjumi të ndara me derë ndërmjet tyre, një banjo, maksimumi 4 persona.

Dhoma Family – Ndërtesa Kryesore (38 m²): dy dhoma gjumi të ndara me derë ndërmjet tyre, një banjo, maksimumi 4 persona.

Dhoma Family Lagoon – Zona Lagoon (58 m²): dy dhoma gjumi të ndara me derë ndërmjet tyre, një banjo, me dalje direkte në pishinë, maksimumi 4+1 fëmijë.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, ajër të kondicionuar qendror në ndërtesën kryesore dhe në dhomat Lagoon, sistem split në zonën Village, telefon me linjë direkte, minibar (ujë dhe pije freskuese në mbërritje, më pas rimbushet vetëm uji), çajnik, set çaji dhe kafeje, kasafortë, TV satelitor LCD dhe kanale muzikore, dysheme me pllaka, ballkon ose tarracë, lidhje interneti WI-FI falas.

(Të gjitha dhomat ndodhen rreth 350–400 m larg plazhit.)

All Inclusive – shërbim bufe i hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, drekë, darkë, snack gjatë ditës, snack nate të vonë dhe mëngjes të hershëm. Kënd për bebe me mikrovalë dhe ngrohëse shishesh. Pije lokale alkoolike dhe joalkoolike deri në orën 24:00. Restorantet A’la Carte (Flavor, The Flavor, Turkish) përfshihen një herë gjatë qëndrimit me rezervim paraprak. Beach bar nga ora 10:00 – 18:00.

Nuk përfshihen: të gjitha pijet e importuara, lëngje frutash të freskëta, verëra speciale, të gjitha pijet në shishe dhe kanaçe, restorantet A’la Carte (Fish, Steak House, Teppanyaki) me rezervim paraprak dhe pagesë shtesë, shërbimi në dhomë.

Restorant kryesor me bufe të hapur. Restorante A’la Carte: Fish, Turkish, Steak House, Teppanyaki, Green Carry dhe The Flavour. Bare të shumta në të gjithë kompleksin e hotelit, disco bar. Shërbimi i mjekut, lavanderia, parukeria, telefoni, faksi, zona tregtare dhe marrja me qira e makinave janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas në të gjithë hotelin.

Plazhi i hotelit me rërë dhe zhavorr. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, hamam turk, sauna, palestër, fusha tenisi, pingpong dhe volejboll plazhi janë falas.

Me pagesë shtesë: sporte ujore, masazh, qendër Wellness & SPA, mësime tenisi, ndriçimi i fushave të tenisit dhe pajisjet, mësime zhytjeje, bilardo, qendër lojërash dhe golf.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp