Alanya, Turqi · aranzhman nga Prishtina

White City Resort Hotel

Plazhi Me RërëPishinë E Hapur Dhe E MbyllurShezllon Dhe Çadra Pa PagesëFëmija Deri 11,99 Pa PagesëFitness & SpaNë Plazh
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin Turkler, 20 km nga Alanya dhe 110 km nga Aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 240: Dhomat standarde (27 m², një dhomë gjumi me krevat francez + një krevat i vetëm, një banjo, max. 2+1 persona)

Dhomat familjare me dy dhoma gjumi (56 m², dy dhoma të ndara, një banjo, max. 3+3 persona)

Dhomat Superior të mëdha (34 m², një dhomë e madhe gjumi me krevat francez + një krevat i vetëm + divan-krevat, një banjo, max. 4 persona)

Dhomat Premium me pamje plazhi (22 m² + tarracë 5 m², vetëm për të rritur, një dhomë gjumi, Jacuzzi në ballkon, një banjo, max. 2 persona)

Të gjitha dhomat kanë banjo private me kabinë dushi, tharëse flokësh, papuçe, sistem qendror kondicionimi sipas kushteve të motit, telefon me dalje direkte, minibar (ujë dhe pije joalkoolike në mbërritje), çajnik, aparat çaji & kafeje, kasafortë, internet WI-FI, TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme me qilim dhe ballkon.

Ultra All Inclusive

Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonë, drekë, çaj pasdite, kafe, torta, darkë dhe snack vonë natën, të gjitha pijet lokale dhe disa pijet standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike deri në orën 02:00, akullore në orare të caktuara. Restaurante A’la Carte: The White World dhe Terrace Taverna (me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit).

Nuk përfshihen: pijet premium të importuara, lëngje të freskëta frutash, kafe turke, pijet e shishezuara, restoranti A’la Carte The Grill, të gjitha ushqimet dhe pijet pas orës 02:00, room service, pijet në Vitamin bar, shisha dhe pijet në Disco club.

Restorant kryesor për bufe të hapur, restorante A’la Carte – Fish dhe Grill (+16), bar pranë pishinës dhe plazhit, snack bar dhe Disco bar. Shërbime mjekësore, berber, telefon, fax, internet, qendër tregtare, lojëra kompjuteri, qira makinash – me pagesë. Internet WI-FI falas në lobby, dhoma dhe zona të përgjithshme.

Plazh privat i hotelit, me rërë dhe platformë, me shezllonë, çadra dhe peshqirë falas. Kabana në plazh me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, pishinë infinity vetëm për të rritur, rrëshqitëse uji, qendër fitnesi, hamam turk, sauna, ping-pong, volejboll në plazh.

Me pagesë: Qendër SPA & Wellness, sporte ujore, masazhe, bilardo dhe dhomë lojërash.

Programet argëtuese gjatë ditës, shfaqje në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 04–16 vjeç, i ndarë në grupe moshe, programe gjatë ditës dhe mini-Disco në mbrëmje.

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp