Side, Turqi · aranzhman nga Prishtina

Adalya Artside

Plazhi Me RërëAqua ParkPishinë E Hapur Dhe E MbyllurFushë TenisiFëmija Deri 12,99 Pa PagesëShezllon Dhe Çadra Pa PagesëPër FëmijëIdeale Për FamiljeFitness & Spa
ÇmimiSipas datësna shkruani datat tuaja

Sipas kërkesës

Rezervoni këtë hotelPyetni në WhatsApp

Pozita

Hoteli ndodhet në rajonin e Evrenseki, 10 km nga Side dhe 65 km nga aeroporti i Antalyas.

Përshkrimi i hotelit

Numri total i dhomave është 417, të vendosura në tre ndërtesa.

Dhoma Standarde (29 m²): një dhomë gjumi me krevat dopio (francez) + një krevat tek + divan, një banjo, maksimumi 2+2 persona.

Dhoma Standarde me krevate marinari (32 m²): një dhomë më e madhe me krevat dopio (francez) + krevate marinari për fëmijë, një banjo, maksimumi 2+2 persona.

Dhoma Family Connection (57 m²): dy dhoma të ndara, njëra me krevat dopio (francez) dhe tjetra me dy krevate tek, një banjo, maksimumi 4 persona.

Hoteli gjithashtu ka 2 dhoma të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar split, telefon me linjë direkte, minibar (ujë, ujë mineral, pije freskuese dhe birrë në mbërritje; më pas rimbushet çdo ditë me ujë, ujë mineral dhe pije freskuese), çajnik, set kafeje dhe çaji, kasafortë, TV LCD me kanale satelitore, lidhje interneti WI-FI dhe ballkon.

Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes të vonë, snack paradite, drekë, ëmbëlsira dhe biskota pasdite, snack, darkë dhe snack nate deri në orën 07:00 të mëngjesit. Të gjitha pijet lokale dhe standarde të importuara alkoolike dhe joalkoolike, shërbim akulloresh në orare të caktuara, minibar në dhoma. Restorantet A’la Carte janë me rezervim një ditë përpara dhe përfshihen vetëm një herë gjatë qëndrimit. Beach bar dhe restorant nga ora 10:00 – 18:00.

Nuk përfshihen: pije premium të importuara, lëngje frutash të freskëta, verëra turke dhe të importuara në shishe, shampanjë e importuar, pijet në shishe, shërbimi në dhomë.

Restorant kryesor me bufe të hapur. Restorante A’la Carte: kuzhinë italiane, kuzhinë turke, restorant me ushqime deti, BBQ dhe kuzhinë kineze. Beach bar nga ora 10:00 – 18:00 dhe bare të ndryshme në kompleksin e hotelit. Shërbimi i mjekut, babysitting, lavanderia dhe pastrimi kimik, zona tregtare, telefoni, faksi, këndi i internetit dhe lojërat kompjuterike, si dhe marrja me qira e makinave janë me pagesë shtesë. Lidhja WI-FI është falas në të gjithë hotelin.

Plazh privat i hotelit, 300 m nga hoteli, me rërë. Shezlongët, çadrat dhe peshqirët e plazhit janë falas. (Nuk ka shërbim shuttle për në plazh.)

Pishina të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, palestër, hamam turk, sauna, fushë tenisi, volejboll plazhi dhe pingpong janë falas.

Me pagesë shtesë: masazh, qendër SPA dhe Beauty, bowling, bilardo, ndriçimi i fushës së tenisit dhe të gjitha sportet ujore.

Program argëtimi gjatë ditës, gara dhe shfaqje në mbrëmje. Mini club për fëmijë nga 4–12 vjeç.

Renovim: 2019

Zbuloni gjithçka që duhet të dini për këtë destinacion, duke përfshirë informacionin e udhëtimit dhe më shumë. Kliko këtu për më shumë detaje.

Përshkrimi dhe fotografitë vijnë nga operatori. Konfirmojini detajet me ne para rezervimit.

WhatsApp